Hilmi Gashi zgjidhet Kryetar dege i RDK-së në Gostivar

RDK, dega në Gostivar fitoi kryetarin e ri me mandat 4 vjeçar. Me shumicë votash, kuvendarët i dhanë verdktin për bartës të punëve në degë, Hilmi Gashi, njofton Gostivari Sot

 

“Në vazhdën e përgaditjeve për organizimin e Kongresit të RDK-së, sot vazhduam me ristrukturimin e degës së RDK në Gostivar, ku Kuvendi Zgjedhor me unanimitet të plotë për kryetar dege zgjodhi pedagogun Hilmi Gashi. Në të njëjtën kohë, Kuvendi Zgjedhor zgjodhi edhe kryesinë e re të degës prej 23 antarëve”, njoftuan për Gostivari Sot nga RDK – Gostivar.

I pranishëm në Kuvend ishte edhe lideri Vesel Memedi i cili uroi Gashin për detyrën e re, ndërkohë në fjalimin e tij u fokusua mbi zhvillomet aktuale politike në vend, kongresin e partisë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. D.Z / Gostivari Sot