“Vardar Dolomit”, zgjidhet Kompania më e suksesshme e vitit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut. Ky manifestim është shndërruar në traditë dhe për të nëntën herë bën përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme që gjatë vitit 2018 janë përzgjedhur në bazë të pesë kriteriumeve kryesore, siç janë: qarkullimi vjetor, neto fitimi, numri i të punësuarve, investimet dhe ROE (kthimi i kapitalit), transmeton Gostivari Sot

OEMVP vazhdon me përkushtim të jetë ombrella mbrojtëse e bizneseve, në rrugëtimin e tyre kah suksesi. Do të vazhdojmë të jemi korrektorë të politikave makroekonomike duke ofruar zgjidhje konkrete. Do të qëndrojmë pranë sipërmarrësve në arritjen e qëllimeve për rritje dhe zhvillim të mëtutjeshëm të bizneseve.  TOP 100 dëshmon se kompanitë tona punojnë me sukses dhe janë të gatshme të inkuadrohen në tregjet globale ekonomike, andaj fokusi i OEMVP në të ardhmen do jetë gjetja e tregjeve të reja për bizneset vendore -u shpreh Nebi Hoxha.-, Kryetar i OEMVP-së.

Drilon Iseni, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së prezantoi metodologjinë e përzgjedhjes së TOP 100 kompanive për vitin 2018. Në katalogun e sivjetshëm ka edhe risi, në të cilën kemi bërë analizë për ZZHTIT – Tetovë, i cili rajon paraqet një segment kryesor në zhvillimin e ekonomisë në vendin tonë.

Rezultatet që këto kompani kanë arritur gjatë vitit të kaluar janë me të vërtet mbresëlënëse dhe inkurajuese. Realizimi i qarkullimit vjetor prej rreth 763 milionë euro tregon që kompanitë nga Maqedonia e Veriut posedojnë kapacitete  për të menaxhuar dhe për të implementuar inovacione dhe teknologji bashkëkohore që të jenë në hap me zhvillimet teknologjike dhe ekonomike në botë. OEMVP, vazhdon me përkushtim të mbështes kompanitë në rrugëtimin e tyre, me theks të veçantë në përmbushjen dhe realizimin e vizionit dhe misionit të përbashkët. Promovimi i suksesit të tyre është një nga mënyrat që të stimulohen këto kompani të vazhdojnë trendin e rritjes në mënyrë që të korrin suksese edhe më të mëdha.

Kompania që këtë vit morri çmimin e parë dhe u shpall kompania më e suksesshme për vitin 2018 është kompania VARDAR DOLOMIT.

Si kompani e dytë më e suksesshme u shpall ALMA-M dhe në vendin e tretë u rradhit kompania KIPPER. Kompania NEPTUN këtë vit u rradhit si kompania e katërt më e suksesshme në Maqedoninë e Veriut, kurse çmimin e pestë e morri kompania DAUTI KOMERC nga Shkupi.

Këtë vit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjatë manifestimit ndau çmime edhe në tre kategoritë: për kompaninë me rritje më të shpejtë gjatë tre viteve të fundit, kompania GAJRET nga Struga, Gostivari Sot 

 

 

 

kompaninë e cila është zgjeruar në tregje globale, SLICE nga Shkupi. Këtë vit kemi risi në shpërndarjen e këtyre tre çmimeve, pasi që sivjet e kemi shpërblyer edhe kompaninë e suksesshme të udhëhequr nga grua sipërmarrëse, e cila është UNIQA Life nga Shkupi.

Në këtë manifestim prezent ishin Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, zv. Kryeministri z. Koço Angjushev, Ministrja e Financave znj. Nina Angelovska, zv.Kryeministri për çështje evropiane z. Bujar Osmanii, kryetar të partive politike si, Vesel Memed,, përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore dhe bizneseve, ambasadorë, të ftuar të tjerë nga vendi dhe si nga shtete të huaja.

Sponzori gjeneral i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe manifestimit TOP 100 vazhdon të jetë kompania e sigurimeve UNIQA, ndërsa sponzorë tjerë janë kompanitë: Quantum Solutions, EVN Shkup, Halkbank, Telekomi i Maqedonisë, Ambrella, Gemak, Stopanska Banka, Eco Energies dhe Sparkasse Bank.