Sonte në Gostivar do të mbahet Manifestimi tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah”

Gostivari edhe sivjet, për të 16-tën here me radhë, do të shënojë ditën e lindjes së profetit Muhamedit, ditë kjo që paraqet një ngjarje të madhe për besimtarët islam, transmeton Gostivari Sot 
Manifestimi tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah”, mbahet sonte me fillim prej ora 19 në Palestrën Sportive “Rinia” në Gostivar.
Nisur nga tradita e përkujtimit të ditëlindjes së tij neper shekuj, me angazhim të drejtuesve të Muftinisë së qytetit, edhe Gostivari filloi të organizoj aktivitete për përkujtimin e jetës dhe veprës së profetit Muhamed.
Manifestimi qendror do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin televiziv shtetëror RTM2 – Programi i Dytë në Gjuhën Shqipe. Gostivari Sot