Pianistja gostivarase Ëndra Ademi me koncert recital në Korçë

Piansitja e mirënjohur gostivarase Ëndra Ademi do të prezentohet me koncert recilat me kompozitorë botëror në Korçë të Shqiprisë. Koncerti do të jepet të dielën e kësaj jave me fillim në ora 18 në teatrin “Andon Zako Çajuli” në Korçë. Konceri përkrahet fianaciarisht nga Komuna e Gostivarit, Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Foto Studio “Dilo” – Gostivar dhe butiku “Sateks” – Gostivar.

Për festat e nëntorit, konkretisht me 22 Nëntor 2019, pianistja Ëndra Ademi do të prezentohet para publikut të Tetovës me koncert, i cili organizohet për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe vjen në bashkëpunim me Lidhjen e pedagogëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, Ëndra Ademi shkollën fillore e ka kryer në Gostivar edhe atë muzikore. Shkollën e mesme të muzikës e ka kryer në Tetovë. Studimet në piano i vazhdon në Shkup në klasën e profesoreshës Nina Kostova. Gjatë ecurisë profesionale dhe artistike, Ëndra ka marrë pjesë në gara dhe evente të ndryshme dhe ka realizuar edhe koncerte – recitale, në Maqedoni dhe jashtë vendit. FLAKA