Arrestohet 34-vjeçari nga Gostivari

Dje në qytetin e Gostivarit është prangosur nga organet e rendit një 34 vjeçar, i cili paraprakisht ka qenë i dënuar me burg për shkak të kryerjes së disa vjedhjeve në rajon, transmeton Gostivari Sot 

“Dje (7-nëntor) rreth orës 14.00 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski,, në Gostivar, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, kanë arestuar 34-vjeçarin E.A. nga Gostivari, i cili është dënuar me burg për arsye se ka kryer më shumë vjedhje, në rajonin më të gjërë të Gostivarit”, njoftuan për Gostivari Sot nga Policia e Gostivarit.

I njëjti është dërguar dhe dorëzuar në burgun e Tetovës, për vuajtjen e dënimit. Gostivari Sot