Tetovë, pronarin e sulmojnë fizikisht dy persona në shitoren e tij

Dje në ora 17 e 30 minuta, 33-vjeçari I.R. nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 14 e 30 minuta, në shitoren e tij në Qendrën tregtare në Tetovë, pas një zënke të shkurtër verbale, ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy familjarët e tij 29-vjeçari S.J. dhe 39-vjeçari N.I., të dy nga Tetova, njofton Gostivari Sot 

“Gjatë sulmit sipas tregimit të denoncuesit, sulmuesi S.J. ka përdorur mjetë të mprehtë, me të
cilin i ka shkaktuar plagë në pjesë të duarve dhe këmbëve”, njoftuan nga Policia.

Dy të denoncuarit menjëherë janë siguruar dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, kështu që
meren masat për zbardhjen e plotë të rastit, me ç”rast kundër tyre do të pasojnë parashtresa
adekuate. Gostivari Sot