Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Shpejtësia e papërshtatshme, shkaku kryesor i aksidenteve në Pollog

Shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë dhe kryerja e veprimeve të parregullta në rrugë edhe gjatë muajit të kaluar (tetor) kanë qenë shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të cilat janë regjistruar në rajonin më të gjërë të Tetovës, transmeton Gostivari Sot 

Afër dy të tretate gjithsej 63 aksidenteve kanë qenë si rezultat i këtyre dy shkaqeve dhe të njëjtat kanë
ndodhur gjatë lëvizjes, në të shumtën e rasteve në vendbanime (42) dhe në rrugë të hapura 21
aksidente.

Rrugët në qytetin e Tetovës edhe gjatë këtij muaji, kanë qenë më të rrezikshmet kur bëhet fjalë për
aksidentet e trafikut, ku edhe kanë ndodhur 28- aksidente, në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup
15-aksidente, në rrugën regjionale Tetovë-pirok 13- aksidente e kështu me rradhë, njoftuan nga Policia

Numri më i madh i aksidenteve janë regjistruar në periudhën prej ora 12 deri ora 22 edhe atë 34
aksidente.

Në aksidentet e tetorit nuk ka pasur viktima në njerës, ndërsa gjithseja kanë qenë të lënduar 44 persona, para së gjithash bashkëudhëtarë 36 si dhe 8 këmbësorë të lënduar.

Përndryshe gjysma e aksidenteve kanë mabruar vetëm me dëme materiale e cila llogaritet të jetë afër
2 milion e gjysëm denarë. Gostivari Sot 

TË FUNDIT