“Bulevardi” i gështenjave në fshatin Reçan të Gostivarit

Pikërisht ditët e muajt Tetor janë periudha e mbledhjes së gështenjave. Dhe kur përmendim gështenjat, gjëja e parë që të shkon ndër mend është fshati Reçan i Gostivarit, shkruan Gostivari Sot 

Ky fshat ndodhet 9 kilometra nga qyteti i Gostivarit. Në qendrën e fshatit gjendet Xhamia  e re, dhe po ashtu, në qendër të fshatit rrjedh lumi Mellca, i pastërt dhe i pasur me peshq.

Fshati është i ndarë në dy pjesë: Muhalla e Epër dhe Muhalla e Poshtëm. Rrugët e fshatit janë të asfalltuara dhe të gjëra. Siç u tha në fillim të reportazhit, pasuri natyrore i ka gështenjat , që gjinden në vendet e quajtur: Rahe, Bregadica, Selishte dhe Podisht.

Ekipi i Agjencisë së lajmeve Flaka vizitoi këto vende, që karakterizohen nga prania e madhe e drunjve me gështenja të buta. Dhe tani që çmimi i gështenjave në tregun vendas rrotullohet deri 200 denarë, edhe interesimi është rritur. Në ditët e gështenjave, në fshatin Reçan, ose vendet e quajtura Rahe, Bregadica, Selishte dhe Podisht, krahas pronarëve të tokave, mund të shihen edhe vizitorë nga rajoni i Gostivarit, Kërçovës, Tetovës, dhe me gjerë.

Gështenja e butë e njohur edhe si: kshtojë (Pejë), gishtaja (Llap-Gollak), kshtajë (Shqipëri e Veriut), kshtejë (Vuthaj) është anëtare e familjes Fagaceae.

Emri Gështenjë vjen nga gjuha Latine Castanea, vetë ky emer rrjedh nga kastanon Greqi. Ky emër bën referencë në Kastanon, një qytet i Thesalisë, i njohur në antikitet për cilësinë e gështenjave. Castanea ishte emri i lashtë para caktimit të emrit – gështenjë. Sativus do të thotë “kultivuar” në latinisht. Gështenja është quajtur “pemë buke” për cilësitë e saje ushqyese të frutave. Ajo zëvendësoi bukën ne momentet e mungesës së saj.

Kjo specie drusore e ka origjinën nga Azia e vogël. Gështenja u kultivua fillimisht ne Evropën jugore, në Ballkan dhe ne rajonet e afërta. Përdorimi i gjithanshëm i kësaj peme, frutat për ushqim, druri ne ndertimtari, ne zdrukthtari dhe pemë dekorative e bëri atë që të futet në të gjithë Evropën Perëndimore, dhe u kultivua në kontinentet e tjera. Castanea sativa është një pemë e madhe që rritet ne një lartësi prej 25–35 m lartesi dhe me një trungu shpesh deri 4–6 m në diametër, gjethet-heshtake,te dhëmbëzuara janë 16–28 cm të gjatë dhe 5–9 cm të gjerë. Kjo specie është kultivuar gjerësisht për frutin e saje ushqimor dhe të shijëshëm, i cili në momente krizash ekonomike ka zëvëndsuar bukën për popullsinë e trevave ku ajo rritet. Si fillim ne kohen romake ajo u fut në rajonet e veriut, dhe më vonë u kultivua edhe në kopshte e manastir nga murgjet. Sot, mostra të vjetra shekullore mund të gjenden në Britaninë e Madhe dhe të gjithë Evropën qendrore, perëndimore dhe jugore. Ata janë gjerësisht të njohura në Greqi, Austri, Turqi, Portugali, Francë, Hungari, Italia, Sllovenia, Sllovakia, Serbia, Bosnja, Kroacia, dhe veçanërisht në Korsikë.

Gështenja është një specie spontane në Mesdhe. Ajo është gjetur në Afrikën e Veriut Algjeri, Marok, Tunizi, Evropën Jugore, Gadishulli Iberik në Greqi dhe Zvicër, Hungari, Bullgari, Kroaci, Shqipëri dhe gjithashtu në Rumani. Ajo gjithashtu shtrihet në Azinë e Vogël Turqia dhe në rajonin e Kaukazit Armenia, Gjeorgjia, Azerbajxhani. Ajo u prezantua në Britani nga romakët. Ajo është kultivuar edhe në shumë vende. Në Francë, gështenja është gjetur natyrshem në -Pyrenees, Korsika në Ardeche në Alpet Jugore, ne masivin Maures, Orientales, Normandi dhe Brittani. Kjo është e rrallë në veri dhe veri-lindje, por relativisht e bollshme ne veri. Me një milion hektarë, gështenjë është lloji i tretë drusore për nga shkalla e mbulimit të siperfaqes në France. Pyjet e gështenjës aktualisht zënë një sipërfaqe më të madhe se 5000 kilometra katrorë, ose rreth 4 % të sipërfaqes pyjore franceze një zonë ekuivalent me atë në dispozicion të pyjeve italiane, por ku gështenja është rritur kryesisht në menyre natyrale. Filip Miller është studiuesi i pare që u mor me studimin e përgjithshëm të gështenjes, perhapjen e saje, shtrirjen, vlerat ekonomike dhe industriale, vlerat dietike dhe kurative, kërkesat fito-patologjike, si dhe rëndesine dhe perdorimin e drurit te saje ne ekonomi, studim ky qe u krye ne vitin 1756 dhe ne respekt te tije ju vendos sinonimi “Mill” pas emrit te geshtenjes.

Disa vende e quajnë gështenja e ëmbël, në dallim me gështenjën e kalit, pasi ajo ka një shije të hidhur, por shumë kund thirret edhe gështenja e egër, pasi ajo shumohet në mënyrë natyrale. Përgjithësisht vëndet Europiane e thërrasin – Gështenja e butë dhe Gështenja Europiane. Gështenja u fut në Evropë nga Sardët, në Azinë e Vogël. Fryti u quajt atëherë “arrë Sardian”.

Ajo ka qenë një ushqim kryesor në Evropën Jugore, Turqi dhe jugperëndim dhe lindje te Azise, për mijëvjeçarë, duke zëvendësuar drithërat, ku do të rritet edhe, në zonat malore mesdhetare. Aleksandri i Madh dhe Romakët kane mbjellë pemë gështenje nëpër Evropë. Ushtria greke ka mbijetuar duke u ushqyer me geshtenja gjate tërheqjes së tyre nga Azia e Vogël.

Deri në futjen e patates, komunitete të tëra –vendbanimesh qe kishin mungesa në miell gruri u mbështen te gështenja si burimi kryesore i karbohidrateve. Në disa pjesë të Italisë, gështenja është përdorur si një zëvendësim i bukes dhe patates. Fruti i pemës së gështenjës praktikisht ishte produkti i vetëm i jetesës i malësorëve, ndërsa në një periudhë krize ka ushqyer tërë popullsisë për një vit e gjysmë, si “një zëvendësim i përkohshëm, por me vlera te plota të drithërave”.

Gështenja Castanea sativa është një specie e rëndësishme e Gadishullit Ballkanik me një rëndësi të madhe ekonomike dhe industriale. Njerzit janë marrë me kultivimin e gështënjës në kohërat e lashta, por një vëmendje të veçantë ja kanë kushtuar në njëqind vjetët e fundit.

Gështenja është një nga ushqimet e para që ka ngrënë njeriu, në kohë të lashta dhe ka edhe dëshmi arkeologjike. Gështenja gjeti përhapje në jug të Evropës dhe të Mesdheut, dhe historianët besojnë se ajo filloi të përhapet nëpër Europë nëpërmjet Greqisë. Dijetarët e renditen gështenjën në mesin e pemëve frutore, por për shkak të vendit ku rritet dhe zhvillohet, si dhe ripërtritja e sajë natyrore është dru pyjore dhe formon masive të tëra pyjore.

Gështenja renditet ende në mes llojeve të egra drusore, dhe studimi i tyre trajtohet kryesisht nga ekspertë të pyjeve, me qëllim shfrytëzimin më racional dhe më intensive si dhe rritjes më të shpejtë të drurit të gështenjës. Rëndësia ekonomike do të jetë shumë më e madhe kur gështenja të trajtohet si një pemë fruti dhe jo si një kulturë pylli. Fruti është përdorur në industrinë ushqimore dhe të ëmbëlsirave si një lëndë e parë, pastaj në familje, të ziera dhe të pjekura. Mund të përdoren si ushqim për kafshët. Disa vende mesdhetare kanë përdorur miell gështenje për bukë dhe për shumë lloje të ëmbëlsirave. Druri i gështenjës, me cilësinë e tij nuk qëndron inferiore ndaj lisit. Gështenja është një bimë e rëndësishme mjalti, sepse ai lulëzon më vonë se të të gjitha llojet e pemëve, në fillim të verës, kur mbetet po thuajse i vetmi burim i polenit dhe nektarit.

Gështenja është përhapur nga Spanja dhe Franca nëpërmjet Italisë, në Gadishullit Ballkanik dhe të Azisë së Vogël në Detin Kaspik. Besohet se atdheun e gështenjës Azia e Vogël, ku ajo në shekullin e pestë para Krishtit ishte transferuar në Evropë, së pari në Greqi, Itali dhe Spanjë. Për zgjerimin e kësaj specie përgjatë rajonit të Mesdheut, si dhe në vendet e Evropës Qendrore (Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, Hungaria dhe të tjerë) kanë kontribuar shumë Romakët. Të dhënat fosile për këtë specie janë gjetur në Spanjë dhe Greqi 9000 vjet më parë, ndërsa me kalimin e shekujve filloj të zgjerojë kufijtë e sajë të shtrirjes edhe në Skandinavi, e cila sugjeron se ndryshimet klimaterike ka lejuar përhapjen e kësaj specie dhe në veri Evropë. Gjatë të njëjtës periudhë, gështenja është gjithashtu e zakonshme në Francë, Itali, ish-Jugosllavi, Austria dhe Hungaria Përveç në Evropë, gështenja është e përhapur dhe në kontinentin e Amerikës së Veriut dhe Azisë, nga e cila ajo ndjek katër lloje komercialisht të rëndësishme : gështenja amerikane, evropiane, japoneze dhe kineze. Ajorritet në pjesët veriore dhe perëndimore të Afrikës, në Azinë e Vogël, në Kaukazin Jugor dhe në Persi. Sot ajo është më e përhapur në Evropë, si pemë e egër e pyjeve të kultivuara.

Kultura drusore gështenjë është në formën e drurit të rritur deri në përmasa gjigante me origjinë natyrale, e dominuar nga gështenja e ëmbël (Castanea sativa). Ajo është gjetur në lartësinë 300 deri 800 m, nbi nivelin e detit, me tendencë të zgjerimit të këtyre kufijve. Takohet si pemë e veçuar, pranë shtëpiave, pranë arave, livadheve, buzë rrugëve, e shoqëruar me pemë dhe drurë të tjerë pyjor, si dhe në masiv pyjor. Dendësia ndryshon sipas formës së trajtimit dhe qeverisjes, si pyllë apo më rrallë në formë pemishte.

Evolucioni ka shkaktuar një shtim të numrit të drurëve që janë jashtë rrezes së tyre ekologjike. Kjo specie ka një tendencë të fitojë terren në favor të llojeve drusore që e shoqërojnë në pyllë, si p.sh. dushqet dhe fletore të tjerë duke përfshirë edhe zonat ku speciet u ruajtën nga veprimi i njeriut. Në situatat më të favorshme, gështenjë duket të jetë e qëndrueshme.

Kujtojmë që fshati Reçan është me popullatë 100% shqiptare, e cila vite më parë ka pasur 1500 shtëpi, tashmë shumica e popullatës ka migruar në qytetin e Gostivarit. E kur e përmendim fshatin Reçan, patjetër se duhet theksuar emri i heroit, Aqif Reçani. Xhemë Hasa kishte edhe nje bashkëluftetar, pikërisht Aqif Recani (Krosi) që bashkëpunoi me atë.

Nga të gjitha fshtrat e Komunës së Gostivarit, Reçani ka një kulturë të posaçme, e cila menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore i ka dhënë rëndësi shumë të madhe arsimit dhe kulturës.

Prej fshatit Reçan kanë dalur edhe shumë mësues, arsimtarë, profesorë dhe shumë intelektual dhe politikan: Duhet përmenduer jashtzakonisht Dr. Mersel Hoxha i cili diplomoi në degën e medicinës në Beograd, më vonë kryetari i Komunës së Gostivarit, dhe , Doc. Dr. Fejzulla Shabani, i cili ka doktoruar në univerzitetin e Tiranës dhe ka qenë ish-zavendës ministr i Arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Në fshat ka qenë dhe është në funkcion shkolla fillore në gjuhën shqipe me mësues nga vet fshati, të cilët kanë diplomuar në fakulltetet më të larta të ish-Jugosllavisë, me drejtorin Sadbi Aziri. Gostivari Sot