Projektet e mëdha infrastrukturore rëndë nisin dhe rëndë përfundojnë

Qarkorja në hyrje të Kumanovës pritet të lëshohet në përdorim para 11 nëntorit, njoftoi kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski.

Ai tha se po punohet intensivisht dhe se detajet e tjera të punimeve si gjelbërimi dhe pjesë tjera do të bëhen pas festës së 500 vjetorit të Kumanovës, përcjellë INA. “Nuk e kam ndërmend të presë shirita të kuq kur asfaltojmë apo rregullojmë rrugë e projekte tjera infrastrukturore, sepse kjo është punë e imja. Besoj se kryerësit e punëve do të realizojnë në kohë projektin dhe ta lëshojnë në përdorim”, theksoi Dimitrievski, duke shtuar se ka pasur vështirësi në realizimin e këtij projekti për shkak të problemeve të kadastrës.
Sipas tij, kjo qarkore do të evitojë tollovinë në komunikacion dhe se qyteti do të ketë një pamje moderne. Projekti ka kushtuar 19,7 milionë denarë, ndërsa e ka fituar kompania “Koop Inxhinering” nga Kumanova.
E derisa qarkorja në hyrje të Kumanovës pritet të lëshohet në përdorim para 11 nëntorit, rruga Kërçovë – Ohër do të pres vitin 2021. Ligji i ri për autostradën Kërçovë-Ohër, procedura tenderuese për Kërçovë-Gostivar dhe Shkup-Bllacë, përcjell Flaka

Realizimi i investimeve kapitale të NPRRSH deri në shtator të këtij viti është mbi 60 për qind, por ato nuk hynë në shpenzimet kapitale të Buxhetit.

Për projektin më të madh rrjedhës të NPRRSH, autostrada Kërçovë-Ohër, në procedurë kuvendore është Propozim-ligji për garanci nga shteti ynë për detyrimet pas Marrëveshjes për borxh për financim shtesë mes Bankës eksport-import të Kinës dhe NPRRSH.

Në atë autostradë deri më tani ka progres të punimeve ndërtimore prej 75 për qind, ndërsa kanë depërtuar 96 për qind të trasesë. Kilometrat e para nga Vërbjani deri në Ohër duhet të jenë të gatshme vitin e ardhshëm, ndërsa i gjithë projekti deri në qershor të vitit 2021.

Sipas paralajmërimeve, deri në fund të këtij viti duhet të rrumbullakohet procedura tenderuese për ndërtimin e aksit të parë të autostradës Kërçovë-Gostivar, në vendin nga Kërçova deri në fshatin Bukojçani, ndërsa punët ndërtimore të fillojnë kah mesi i vitit të ardhshëm. Në datën 29 të këtij muaji, duhet të përfundojë tenderi i përsëritur për fazën e parë të autostradës Shkup-Bllacë.

Maqedonia ka vonesa serioze me përfundimin e projekteve kryesore të infrastrukturës rrugore. Vetëm në katër projektet kryesore të rrugëve janë regjistruar tejkalim të afateve prej gjithsej 8 vjet e 3 muaj krahasuar me datat e para e shpallura, në fillim të ndërtimit, për lëshim të rrugëve në përdorim. Nëse shqyrtohet secili projekt individualisht, vonesa më e madhe është në autostradën Kërçovë – Ohër.

Në vend të 31 janarit 2018, data më e re për hapjen e saj është 30 qershor 2021. Ngjashëm me këtë projekt, të cilin është duke e ndërtuar kompania kineze “Sinohydro”, vonesë dyvjeçare kishte edhe në ndërtimin e magjistrales së Milladinovc – Shtip. Flaka