Standardi në RMV, polemika mes LSDM dhe VMRO-DPMNE

Nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së akuzuan që Zoran Zaev me vetëdije ka gënjyer se trasa për autostradën Kërçovë-Ohër ka dështuar vetëm për ta nxirrë projektin e VMRO-DPMNE-së, për ta arsyetuar paaftësinë profesionale dhe të vjedhë para.

“Dje shërbyesi i tij Boçvarski e pranoi se kanë gënjyer dhe se trasa nuk ka dështuar, ndërsa Zaev për tre vjet në pushtet nuk arriti ta përfundojë projektin, por ka lidhur anekse shtesë të marrëveshjes me qindra milion euro. Zaev i ka gënjyer qytetarët para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. Zaevi gënjen qytetarët edhe tani. Dallimi është që në vitin 2016 qytetarët i kanë besuar, ndërsa tani askush nuk i beson”, akuzuan sot nga Qendra për komunikime në VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë që qytetarët nuk i besojnë, sepse premtoi se do të japë 140 milion euro për zhvillim të formave vendore, ndërsa ka dhënë 10 milion euro përmes Fondit për inovacione nga firmat e familjarëve të funksionarëve të LSDM-së.

“Qytetarët nuk i besojnë Zaevit sepse premtoi se do t’i ndërtojë HEC Çebren dhe HEC Galishte. Tre vjet prejse është në pushtet nuk ka asnjë gjë nga ndërtimi. Zoran Zaev gjithçka që premtoi ka gënjyer. Qeveria është gjenerator i lajmeve të rreme. Vijon përgjegjësi për të gjtiha gënjeshtrat në 3 vitet e fundit. Parparin ndryshim. Pas 12 prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë”, përfundon komunikata nga Qendra për komunikime në VMRO-DPMNE.

Nga LSDM kanë qasje tjetër. Nga atje thonë që për dy vite rroga mesatare në arsim është rritur për më tepër se 2 mijë denarë.

Në kumtesën e dërguar nga LSDM-ja, thonë se jemi në rrugë të drejtë, gjegjësisht nga atje theksojnë se ata si parti e përgjegjshme mbeten të përkushtuar në masat të cilët sigurojnë rritje të rrogave dhe më tepër para në çdo familje.

“Përpjekjet për rroga më të larta në të gjitha sektorët japin rezultate reale. Për 2 vite, rroga mesatare është rritur për më tepër se 2 mijë denarë. Rroga mesatare për muajin gusht në arsim është 24.352 denarë, përderisa në maj të vitit 2017 ajo ka qenë 22.236 denarë. Për dallim nga kjo rritje, në kohë të pushtetit të VMRO-DPMNE-së, rroga mesatare për plotë shtatë vite mezi është rritur për 850 denarë, gjegjësisht 21.385 denarë ka qenë në maj të vitit 2010, ndërkohë në maj të vitit 2017, paga mesatare në arsim ka qenë 22.236”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Me rritjen e rrogave në arsim, sipas LSDM-së, motivohet kuadri arsimor të qëndroj në arsim, por edhe të punoj në avancimin e procesit arsimor.

Ndryshe, nga LSDM-ja shtojnë se rroga në të gjitha sektorët, duke e përfshirë edhe arsimin vazhdon të rritet, për arsye se arsimtar të motivuar, të suksesshëm dhe nxënës të kënaqur mbesin prioritet i LSDM-së. Flaka