Kush gënjeu në emër të çegranasve? Taravari e Baftijari me qëndrime të kundërta, reagon edhe Bejta

Deklarata kundërthënëse mes Kryetarit të Bashkësisë Lokale të Çegranit, Sabri Baftijarit dhe Kryetarit të Gostivarit Arben Taravarit, se kush dha mendim pozitiv për dhënien e koncesionit për gurore afër fshatit.

Mendimi pozitiv i dhënë nga Komuna e Gostivarit në nëntor 2018, i cili thirret në vullnetin e banorëve të Çegranit, Kryetari i Bashkësisë lokale thotë se nuk është mendimi i tij, por i Komunës.

TV21: Ju po thoni që dikush në komunë ka falsifikuar dokumente?

Sabri Baftijari: Ata që kanë falsifikuar janë përgjegjës ndaj kësaj.

TV21: Ju po thoni publikisht që unë si kryetar I bashkësisë lokale nuk kam dërguar nënshkrime në komunë.

Sabri Baftijari: Unë jam Kryetar i Bashkësisë. Kam dërguar nënshkrime kundër kësaj guroreje, e jo për t’u dhënë leja por që të mos jepet asnjëlloj leje”.

Bafqari këmbëngul se asnjëherë s’ka dërguar mendim pozitiv në Komunë, të paktën jo me shkrim, por nga ajo që tha Kryetari I Gostivarit Arben Tarvari, po del që mendimi pozitiv është dhënë vetëm gojarisht, me shpresën se mund të gjendet gjuhë e përbashkët mes investuesit dhe banorëve.

TV21: “Ju keni dërgu ministrisë së ekonomisë mendimin, jo vendimin, mendimin tuaj pozitiv, të bazuar në çka?

Arben Taravar: Në bisedë me Bashkësinë Lokale se ka haspësirë për të negociuar me investitorin.

TV21: Do me thënë ju po e pranoni publikisht se ansjëherë banorët nuk ju kanë thënë “po”.

Arben Taravari: Nuk kanë thënë “po”, kanë thënë se mund të ulen dhe të bisedojnë me investitorin.

TV21: E si Z.Kryetar keni prodhuar dokument në emër të banorëve kur askush nu ju ka thënë “po”.

Arben Taravari: Më është thënë nga Bashkësi Lokale se me shkrim e japim se mund të negociojmë, të ulemi të bisedojmë me investitorin”.

Dokumenti për të cilin flet Taravari është kjo shkresë e datës 02.10.2018, që mban firmën e kryetarit të bashkësisë lokale, I cili shkruan se nuk jep pëlqim megjithatë le hapësirë të kuptohet se pëlqimi mund të jepet në rast të plotësimit të disa kushteve të kërkuara.

“Mes tjerash, kushtet që ne kërkojmë mos me qenë të dëmtuar banorët e fshatit Çegran janë: këtu për mendimin tim, është pak problem, sepse kërkohen kushte. Nëse është përgjigja jo, mendoj se është “jo”, e jo “jo” me kushte”, u shpreh Selajdin Abduli nga nisma “Rezistencë”.

E anëtari tjetër i nismë “Rezistencë” pohon se askush si ka pyetur banorët, as për po e as për jo!

“Peticion kundër “Beton grupit” nuk ka pasur. Nëse ka pasur një mendim negative për guroren, për “Beton grupin”, as për këtë s’kemi pasur njohuri. Edhe për atë vendim negativ është dashur të pyetet fshati sepse ne mund të ishim të gjithë pozitiv”, tha Arben Iseini nga nisma “Rezistencë”.

Si do që të jetë, banorët e Çegranit tashmë thonë se nuk ju intereson fajtori, por kërkojnë që gurorja në asnjë mënyrë të mos nisë punë në malin afër fshatit. Një premtim të tillë, se kompania do të pengohet në nisjen e punës banorët e kanë marrë si nga Kryetari i Komunës Taravari, po ashtu edhe nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Në rast të moszgjidhjes së problemit në rrugë institucionale, banorët kanë deklaruar se janë të gatshëm për protesta.

Reagoi edhe Bejta i cili ka dhënë një sqarim për opinionin e gjerë publik rreth dhënies me koncesion të hapësirës publike në fshatin Çegran për eksplotim të lëndëve minerale – gëlqerore.

“Njoftimi i lëshuar me datë: 10.02.2015 nga komuna e Gostivarit nuk mund të shërben si dokument që koncesionerit ia mundëson marrjen e koncesionit. Ky dokument vetëm ka mundësuar kryerjen e holumtimit nëse mund të fillon procedura për dhënie me koncesion ose jo. Në dokument nuk përmendet firma koncesionere. Dokument valid që eshtë kriter për dhënien me koncesion është “Mendimi Pozitiv” i nënshkruar nga Taravari me datë: 12.11.2018 në emër të komunës dhe qytetarëve të Çegranit”, shkruan Bejta. 

Me dokumentin zyrtar të nënshkruar nga Taravari, shton Bejta, është mundësuar dhënia e koncesionit. Aty përmendet shumë qartë firma që fiton koncesionin. Kjo është e vërtata dhe të vërtetë tjetër nuk ka.

“Po të vlente ky dokument i nënshkruar nga unë, atëherë nuk do të kishte nevojë për dokumentin e vitit 2018 që mban firmën e Taravarit. Çështja është shumë e qartë. Si u keqpërdor mendimi i çegranasve duke u thirrur në Bashkësinë Lokale, kush e bëri, cili ishte motivi dhe përse ? Këtyre pyetejve duhet tu përgjigjet vetëm Taravari. Nga që banorët ua prishën interesat materiale dhe finansiare personale, tentimi i Taravarit pët ta hedh fajin diku tjetër, është një tentim i dështuar. Fajin ka emër dhe mbiemër. Ai është Arben Taravari”, shprehet Bejta në Fejsbuk, i cili ka publikuar dy dokumentet e komunës të dhëna në vitin 2015, respektivisht vitin 2018.