Të rreshurat atmosferika, Policia me apel për drejtesit e makinave

Shiu i fundit, mes tjerash në masë të madhe ka ndikuar në ndryshimin e kushteve të qarkullimit rrugorë edhe në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, transmeton Gostivari Sot 

Rugët janë të lagura dhe të rëshqitëshme si pasojë e shtresave të pluhurit dhe të gazrave që lëshojnë automjetet, gjatë kësaj periudhe të thatë që dominoi muajve të fundit.

“Për këtë arsye, nevojitet kujdesi maksimal, gjegjësishtë gjatë orëve të natës dhe orëve të hershme të
mëngjesit, kur një pjesë të caktuara paraqiten edhe mjegulla të dendura për shkak të temperaturave më
të ulta në krahasime me temperaturat e ditës”, thonë nga SPB, transmeton Gostivari Sot

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, apelon deri tek vozitësit, që të përshtatin shpejtësin e lëvizjes
sipas kushteve në rrugë, veçanërisht ata që lëvizin në drejtim të Strazhës, Mavrovës, Kodrës së Diellit,
dhe në Luginën e Radikës, ku janë të mundëshme edhe rëshqitje të dheut dhe gurrëve.

“Vozitësit këshillohen, gjithashtu, regullishtë të kontrollojnë gjendjen teknike të veturave të tyre,
para së gjithash pajisejt e ndalimit dhe ato për drejtim të automjetit, të mos kryejnë parakalim në
kthesa apo vende ku është i ndaluar një veprim i tillë dhe të mos ulen përpara timonit në gjendje të
alkoolizuar, pa patentë shoferi dhe pa shoqërues kur bëhet fjalë për vozitës fillestarë”, apelojnë nga Policia.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të përforcuara
në rajonin që mbulon, dhe në mënyrë ligjore do ti sanksionoj të gjitha shkeljet që do të konstatohen
me anë të parashtresave adekuate, nvarësishtë nga lloji i kundërvajtjes së konstatuar.

Sakaq,Policia iu ka rikujtuar të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.

Zyrtarisht, sezoni dimëror nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars. Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore. Gostivari Sot