Shqiptarët dhe fuqia e votës së tyre, joshëse për Zaevin dhe Mickoskin

“I ftoj shqipëtarët dhe të gjithë muslimanët të na votojnë, të gjithë jemi të dëshpëruar nga qeverisja LSDM-BDI ka thënë Mickovski”, ky ishte mesazhi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski i dhënë më 2 qershor të vitit 2018 në një protestë të organizuar nga kjo parti, shkruan Flaka 

Në protestë pas këtij fjalimi ka mbretëruar një heshtje e gjatë, pasi ishte një thirrje e pazakonshme drejtuar shqiptarëve nga lidershipi i kësaj partie.

Nga ajo kohë, duket që qasja e lidershipi i kësaj partie kundrejt shqiptarëve ka ndryshuar në aspekt pozitiv.

Tani në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të bashkëpunoj me partitë shqiptare.

Mickoski në një intervistë për TV Shenja, ka thënë se ai nuk ka asnjë preferencë konkrete ose përjashtim nga tabori shqiptar.

Kjo qasje e VMRO-DPMNE duket se është e ndikuar nga realiteti i vitit 2016 dhe vitit 2017. Në rastin e parë, një pjesë e elektoratit shqiptar votoi për partinë e Zaevit duke minimizuar dallimin e LSDM me VMRO-DPMNE, në aspekt të mandateve të deputetëve. VMRO-DPMNE  kryesonte me vetëm dy deputetë ndaj LSDM. Dhe që fuqia e elektoratit shqiptar por edhe subjketeve politike shqiptare është e theksuar, u dëshmua edhe nga formimi i qeverisë Zaev.

BDI dhe koalicioni i atëhershëm Aleanca për Shqiptarët, formuan qeverinë me Zaevin duke e lënë në opozitë partinë që drejtonte Nikolla Gruevski. Nisur nga ky realitet, duket që VMRO-DPMNE  ka vendosur të ndryshon qasje ndaj shqiptarëve.

Por kjo strategji i Mickoskit, duket që nuk i pëlqen Zaevit, i cili fitoi nga vota shqiptare dhe u bë kryeministër, duke e sjell partinë e tij në pushtet pas 11 vitesh në opozitë.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga tribuna me qytetarët në Strumicë ka drejtuar kritika ndaj oponentit të tij Hristijan Mickoski të VMRO-DPMNE lidhur me qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve. Zaev ka thënë se ai po ndryshon qëndrimet ndaj shqiptarëve dhe se e ka quajtur dyftyrësh.

“E shikoj tani Mickoskin që thotë se nuk ka problem që shqiptari të jetë kryetar i Kuvendit. Po përse nuk e tha këtë më 27 prill kur qytetarët hynë në Kuvend dhe ndodhi ajo që ndodhi”, theksoi Zaev.

Ai foli edhe për deklaratën e mëparshme të Mickoskit se në Gostivar ka takuar dhe është përqafuar me shqiptarë. Ai ka thënë se këto janë bllofe që po përdoren për vota nga ana e liderit të opozitës. Flaka