Ndërron jetë 24 vjeçari i lënduar në vendin e punës!

Ndërron jetë 24 vjeçari me inicialet B.A nga Haraçina, njëri nga 10 punëtorët e lënduar që po kryenin aktivitete ndërtimore në lagjen “Goce Dellçev”.

Fatkeqësia ndodhi kur rrjeti prej hekuri sipër së cilës ndërtoheshin themelet e pallatit ra mbi punëtorët të cilët po kryenin punimet e rregullta, raporton TV21.