Gostivar, Policia gjeti drogë te dy persona të cilët pastaj janë arrestuar

Pjestarët e policisë nga SPB – Tetovë, Stacioni Policor në Gostivar, mbrëmë rreth orës 01.00, në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, kanë privuar nga liria personat S.N. (21) dhe H.B. (18) nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur mariuhanë, transmeton Gostivari Sot 

Dy personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të
rastit, kundër tyre do të përgaditet edhe parashtresë adekuate. Gostivari Sot