Ahmeti: Ky do të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim i 20 viteve të ardhshme

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Nëntor, 2019 11:36

Ahmeti: Ky do të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim i 20 viteve të ardhshme

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para të kuvendarëve dhe anëtarëve në Tetovë ju rikujtoi se në atë sallë ishte themeluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe se para 17-të viteve ka patur shumë emocione tek të gjithë ata njerëz që ishin prezent brenda dhe jashtë saj nga të gjitha trojet.

“Sot me të vërtet kamë shumë emocione që më kthejnë tek 17-të vitet e kaluara. Në garë hynë dy doktorë të shkencave, gjeneratë që qëndron mbi supet mbi shpatullat ndaj gjeneratave të mëparshme që kanë dhënë shumë për këtë vend, që kanë sakrifikuar për këtë vend, mbase nuk e keni harruar për këtu ka folur dr. Jusuf Rexhepi një nga rinisët e Lëvizjes të viteve të 40-ta për Liri Kombëtare, që kishte aq shumë emocione se më në fund shqiptarët fituan. Këtu ishte Mehmet Gega që përfaqësonte gjithë ata njerëz të vuajtjeve, torturave por të pamposhtur. Ne kemi përgjegjësi historike, nuk kam thënë rastësisht se ky Bashkim është thesar i kombit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Më thoni se cili Lëvizje dhe subjekt ngërthen në vetvete të gjitha gjeneratat që kanë sakrifikuar që kanë punuar që pas vendosjes së regjimeve ushtarake policore, burgosjeve deri edhe tek lindja e partive politike të gjitha u përfshinë tek Ushtria Çlirimtare Kombëtare bashkë me Lëvizjen Ilegale u bënë një dhe për 18-të vite radhazi korr fitore dhe suksese”, tha Ahmeti. Në vazhdim të fjalimit, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i uroj sukses kryetari të Dr. Florim Besimit dhe kryesisë së re. “Mbi të gjitha e urojë Festimin sepse ne nuk kemi hyrë në këtë mision për grada dhe ofiqe por kemi hyrë që misionet ti dërgojmë deri në fund dhe sot Festimi një gjë të tillë e dëshmoi. Askush nuk është humbës pasi të gjithë jemi shokët tanë dhe në të njëjtat llogore jemi”, potencoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti bëri të ditur se organeve të partisë dhe kongresit që do të pasoj pas përmbylljes me sukses të këtyre Kuvendeve Zgjedhor me qëllim që ta bëjnë atë më të fort, më të qëndrueshëm këtë lëvizje të misionarëve, se u ka propozuar që të vazhdohet me Kongresin e vazhdimësisë.

“Kongresi i vazhdimësisë nga 700 delegat si për shembull 200 delegatë do të jenë të përhershëm por që do të zgjidhe në Kongres. Do t’iu propozoj organeve të partisë të formohet Këshilli Kombëtarë i cili do të përpunohet nga juristë. Gjithashtu që askush nuk e ka bërë në rajon nga partitë politike por për të bërë veprime të tilla duhet guxim dhe guximtar janë të Bashkimit Demokratik për Integrim një anëtarë një votë, në zgjedhjet e ardhshme që do të organizohen në BDI, duke u themeluar në Kongres apo në organet e partisë, Komisionet qendror të Zgjedhjeve dhe lokale. Ditën e diel voton Bashkimi Demokratik për Integrim, me kandidat me fushatë 1 muaj apo 2 muaj sa të duan dhe sa ta përcaktojnë organet drejtuese të partisë. Ky do të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim i 20 viteve të ardhshme. Ky do të jetë misioni historik i yni dhe unë si vëllai i juaji dhe bashkë me bashkëpunëtor të gjeneratës sime nuk do të ishim misionar të suksesshëm në rast se ky Bashkim dhe ky thesar kombëtar do të mbeteshe në katër rrugë”, potencoi Ahmeti.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Nëntor, 2019 11:36