Prurje të reja tek Lëvizja Besa

Lëvizja BESA vazhdon të ndërtojë politikën e saj inkluzive duke i dhënë mundësi të barabartë gjithë profesionistëve të cilët duan të kontribojnë në të mirë të shoqërisë sonë. Këtë porosi e ka përcjellë kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami në profilin e tij në facebook.

“Sot në Lëvizjen BESA e mirëprita magjistrin e diplomacisë Blerim Besimi nga Prespa. Duke i dëshiruar sukses dhe punë të mbarë në rrugëtimin tonë të përbashkët uroj që këto prurje të jenë motiv për çdo të ri dhe çdo profesionist që të bashkohet me familjen e madhe të Lëvizjes BESA”, ka shkruar Kasami, i cili së fundi ka publikuar foto të aderimeve të reja në partinë e tij.