Pre. Jan 24th, 2020

Për Kryetar të FR-ASH është zgjedhur Omer Ajdini nga Kumanova

Forumi i të rinjve i Aleancës për Shqiptarët (ASH) e ka mbajtur konferencën e parë me çka për kryetar është zgjedhur Omer Ajdini nga Kumanova. Në konferencën, kundër-kandidatë të tij kanë qenë Dardan Hiseni nga Shkupi dhe Abdulla Osmani nga Tetova.

“Do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë shkurt para të pranishmëve Ajdini, i cili ka  kryer studimet e magjistraturës në shkencat politike.

Para delegatëve të pranishëm në konferencë e cila ka zgjatur 5 orë në Tetovë, është drejtuar edhe lideri partiak, Ziadin Sela.

https://www.evnonline.mk/" target="_blank">