Kongresi, BDI do të krijon KSHZ partiak dhe Këshillin kombëtar…

Gjatë vizitës në Gostivar, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti shpalosi kryesisë së re të degës së Gostivarit, disa ndyshime që pritet të aprovohen në kongresin partiak të BDI-së të paraparë për në nëntor të këtij viti, raporton Agjencia e Lajmeve Flaka 

Ahmeti u shpreh që: Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, është një thesarë dhe se duhet ta mbrojmë dhe ta forcojmë në vazhdimësi. Ahmeti deklaroi që do ti propozon kongresit partiak që të formohen Këshilli Kombëtar i BDI-së, Komisioni Qendror Zgjedhor (Komisione Lokale Zgjedhore), brenda partisë, Këshillin Mbykqyrës dhe Këshillin e të Urtëve.

“Ky thesarë është i madh. Para se ta shpalos idenë dhe vizionin tim për ta bë të përjeshtshme si subjekt politik, duhet të thuhet se ne fazën e adoleshencës në politikë e kemi kaluar, mbase kemi bë 18 vite aktivitet politik. Prandaj, na duhet një BDI e fuqishme, BDI e transformuar, BDI e demokratizuar dhe reformuar si partitë serioze në shtetet demokratike”, tha Ahmeti, duke shtuar që në kongresin e partisë krahas organeve ekzistuese do të propozon të formohen edhe Këshilli Kombëtar, Komisioni Qendror Zgjedhor (Komisione Lokale Zgjedhore), brenda partisë, Këshillin Mbykqyrës dhe Këshillin e të Urtëve.

Ahmeti sqaroi që Komisioni Qendror Zgjedhor si dhe Komisionet Lokale Zgjedhore të BDI-së, do të merren me zgjedhjet brenda partiake duke instaluar parimin më të lartë demokratik, një anëtar – një votë.

Ahmeti sot  realizoi takim me kryesinë e re dhe anëtarët e Këshillit Mbykqyrës të degës së BDI në Gostivar, me qëllim për të përgëzuar zgjedhjen e tyre në strukturat e BDI-së në Gostivar. Flaka