Në Shkup është duke u marshuar kundër rasteve të montuara gjyqësore

Nga parku i Çairit ka filluar marshi protestues me të cilin kërkohet zbardhje e të gjitha rasteve të montuara gjyqësore.

Protestuesit brohorasin “Pa drejtësi nuk ka qetësi” dhe “Duam liri”.

Protestuesit do të marshojnë deri para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).