Gurorja në Çegran, vazhdojnë polemikat Bekteshi – Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari lidhur me problemin e gurores në fshatin Çegran akuzon Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. AI thotë se ministrat e BDI-së janë fëmijë të cilët punësim të parë e kanë ministër, nuk kanë punuar gjë tjetër, njoftoi Zhurnal, transmeton Flaka 

“Mua më vjen keq që unë kërkova prej bashkësisë lokale të Çegranit dhe prej organizatës rezistenca thash që edhe unë të jem aty, ndërsa mbrëm vecmë kisha takime të caktuara dhe nuk mund të isha ora 8-9 aty. Insistova që sot ose neser që të ballafaqohemi dhe bashkë të jemi aty. E shifni djali i BDI-së thotë se ato kanë marrë leje, aktvendime 5 prej ministrave të BDI-së dhe një vendim prej komunës së Gostivarit, dhe kërkon që Komuna e Gostivarit ta mbulon komplet dëmshpërblimin nëse kërkon kompania. Thotë nuk e jep ministria e ekonomisë por e jep qeveria koncesionin, por qeveri kush është? NUk është Arben Taravari, qeveri është Bekteshi me gjithë kompaninë e vet”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Taravari tha se i vjen keq që mbrëmë nuk ka mundur ti takon banorët e Çegranit dhe për këtë ka insistuar që sot të realizon takime me ata banorë.

Taravarit i kthen përgjgje Bekteshi.

“Djali i BDI-së takohet dhe bisedon hapur me banorët (Çegranit dhe Llabunishtës)ndryshe nga ti.
Unë erdha duke dhënë zgjidhje konkrete njëkohësisht duke ju mësuar ingerencat që i keni si komunë.
Ky djali i Bdi-së ka marrë 3 konçesione në Llabunishtë dhe të tjerat do ti zgjedhim shumë shpejtë pa dëmtuar buxhetin e shtetit,për shkak se buxhetin e shtetit nuk e konsiderojmë pronë private ndryshe nga disa “udhëheqës” institucionesh. E di që ske kohë të merresh me biografitë tona se ke angazhim “maksimal” për të qenë protagonist, të kuptoj sinqerisht. Unë të dhash zgjidhjen, tash #vepro e leni deklaratat qesharake. Takohemi me 12 prill”, i shkruan Taravari Bekteshi. Flaka