Deklarata e Zaevit për zgjedhjet, reagim nga VMRO-DPMNE

Reaguan nga VMRO-DPMNE për deklaratën e Zaevit se 12 prilli si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të ruhet, por, siç thotë, lihet mundësia për çfarëdo ndryshimesh, para së gjithash për shkak të ratifikimit të Protokollit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Flaka 

Nga VMRO-DPMNE thonë se kjo nuk është hera e parë që Zaev të reterojë duke hëngër fjalët e tij. Por megjithatë, sipas opozitares, nuk ka asnjë lloj pengese për prolongimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Kjo nuk është hera e pare, por më 12 prill nuk do të ketë zgjedhje, atë e tha edhe Presidenti në takimin e liderëve në të cilin të gjithë pjesëmarrësit dhe partitë arritën konsensus të ketë zgjedhje. Kjo është përpjekje e Zaevit dhe alibi që t’i ikë drejtësisë, ndërsa bëhet fjalë për atë drejtësi për shkak të së cilës i shkatërruan të gjitha institucionet në shtet”, u shpreh Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.

Përpara dy javësh, në takimin e liderëve të thirrrur nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, të gjithë liderët, përfshirë edhe kryeministrin, u pajtuan që data e zgjedhjeve të jetë12 prilli.

Duke u përgjigjur për emrat e ambasdorëve në vendet ku janë boshe, Zaev tha se javës që vjen do të ketë emra konkret, duke e lënë të hapur edhe pyetjen se a pritet që këshilltari i tij për politikë të jashtme Dane Taleski do të jetë ambasadori i ri në misionin e NATO-s. Flaka 

LEXO: 

Zaev nuk e saktëson datën e zgjedhjeve të parakohshme