Policia i gjeti kokainë dhe heroinë, arrestohet gostivarasi

Pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, Stacioni Policor në Gostivar, dje rreth orës 18.00, në rrugën “Goce Delçev”, në Gostivar, kanë privuar nga liria 33-vjeçarin N.D. nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek i njëjti është gjetur kokainë dhe heroinë, njofton Gostivari Sot 

Nga Policia njoftuan që pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.

Kohëve të fundit, ngjarjet e tilla janë bë përditshmëri në rajonin e Pollogut. Policia në vazhdimësi njofton për kontrolle dhe konfiskim të drogës nëpër automjete në lëvizje. Gostivari Sot