LSDM me akuza serioze ndaj VMRO-DPMNE

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2019 13:15

LSDM me akuza serioze ndaj VMRO-DPMNE

Propozimi i Hristijan Mickoskit për ligjin me të cilin do të hulumtohet preardhja e pronës së politikanëve dhe funksionarëve  është edhe një gjest hipokrit i shefit të partisë më të pasur në Evropë.

Nëse duan  të japin shembull pozitiv, Mickoski dhe VMRO-DPMNE le të fillojnë me hulumtimet  e preardhjes së pronës të funksionarëve të tyre derisa ishin në pushtet.

Nga Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, Janushev, Misajlovski deri te vetë Hristijan Mickoski me  hidrocentralet e tij.

LSDM menjëherë ta ndjek shembullin e tillë, menjëherë do të japë mbështetje  të ligjit me të cilin do të hulumtohet preardhja e pronës e të gjithë politikanëve dhe bartësve të funksioneve publike.

Por, që të ndodh ajo Mickoski  duhet të tërhiqet nga ao që tashmë me vite e bën,  ndërsa ajo është  mbrojtja e krimit të regjimit.

Për përkujtim, LSDM ka propozuar amendament  kushtetues  që të mund të ndiqet çdo krim  i bërë në dëm të shtetit  nga pavarësia deri më sot.

Nëse VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë serioze  me propozimin  që duhet të votojnë për propozim Ligjin e Prokurorisë publike me të cilin garantohet shkarkimi juridik i të gjitha të dhënave dhe hetimeve kundër krimit të tyre.

Pikërisht prona e VMRO-DPMNE-së për momentin është ngrirë për shkak të akuzës për financim ilegal të partisë së tyre.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet ta mbështesin këtë dhe të gjitha lëndët tjera të hapura  gjyqësore  të shkarkohen, ndërsa pastaj menjëherë të fillojnë negociatat dhe në periudhën para zgjedhjeve të sillet edhe Ligji për hulumtim të preardhjes së pronës të politikanëve dhe funksionarëve shtetëror publik.

Gjithçka tjetër është marketing politik dhe dyftyrësi nga ana e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2019 13:15