Han: Vendimi i BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të ndryshojë shpejt

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2019 13:17

Han: Vendimi i BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të ndryshojë shpejt

 Jam i bindur se rezultati zhgënjyes i Këshillit Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë, deklaroi komisioneri i Zgjerimit, Johannes Han, përcjell KOHA.

”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë”, shkruan Han në Twitter. Së bashku me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, komisioneri Hahn takoi në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. (koha.mk)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Tetor, 2019 13:17