Zgjedhjet e parakohshme, Kuvendi do të shpërbëhet më 11 shkurt

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të shpërndahet më 11 shkurt të vitit të ardhshëm, kështu paralajmëroi sot kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në një takim me gazetarët.

Ai tha se do të respektohen të gjitha afatet për procesin e zgjedhjeve të shpallura. Zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit erdhën si rrjedhoj e kompromisit nga takimi i liderëve të zhvilluar javë më parë në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.

Megjithatë akoma po vazhdon debati se a do të ketë ndryshime në kodin zgjedhor lidhur me propozimin për lista të hapura dhe ndryshim të zonave zgjedhore.