Policia e Gostivarit arreston 3 persona që kryenin vjedhje kuletash në tregun e qytetit

Pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë- Stacioni Policor në Gostivar, të martën  rreth orës 12 e 30 minuta të mesditës në rrugën “Iljo Antevski-Smok”, në Gostivar kanë privuar nga liria 56-vjeçarin S.R. nga Shkupi,  40-vjeçarin A.M si dhe 68-vjeçarin H.A që të dy nga Prishtina- Republika e Kosovës,transmeton Gostivari Sot 

“Personat në fjalë të njëjtën ditë në periudhë prej ora 10 deri ora 12, tek tregu i madh i Gostivarit, kanë
kryer vjedhje xhepi ndaj 68-vjeçarit M.M. nga fshati Forinë e Gostivarit dhe 70-vjeçarit B.Sh. nga fshati
Debresh”, njoftuan nga Policia, transemton Gostivari Sot

Tre personat të cilët dyshohet se në rajonin më të gjërë të Gostivarit kanë kryer mbi 10 vjedhje xhepi
kryesishtë portofole, janë mbajtur në Stacionin policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë adekuate. Gostivari Sot