Implementimi i Marrëveshjes së Prespës i domosdoshëm

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Tetor, 2019 13:34

Implementimi i Marrëveshjes së Prespës i domosdoshëm

Kreu i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ritheksuar se vendi po vazhdon me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, ai me këtë rasti i bëri thirrje që këtë ta bëj edhe opozita e cila me mos respektimin e Marrëveshjes së Prespës po bën shkelje kushtetuese.

“Opozita nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës derisa është në opozitë, paramendoni se çfarë mund të ndodhë në rast se kthehen në pushtet. Duhet ta respektojmë dhe implementojmë deri në fund Marrëveshjen e Prespës”, tha Zaev duke shtuar se duhet të ruhen marrëveshjet.

Zaev u pyet edhe rreth një gjesti të pahijshëm që ditë më parë e bëri në Prilep para simpatizantëve të partisë së tij.

“Në rast se dikë kam ofenduar, vërtet i kërkoj falje, qëllimi imë ishte që të jem sa më real. Kërkoj falje nuk kisha qëllim të ofendoj dikë”.

Ndërkohë i pyetur rreth emrit të ministrit teknik, se vallë Shekerinska është një ndër emrat që përflitet? Zaev me përgjigje se është herët për të diskutuar për emrin e kryeministrit teknik.

“Është herët, ndoshta ndonjëri nga këto emra që përfolën, por mund të del e dhe një i tretë, është herët”, tha Zaev, i cili në ndërkohë përgënjeshtroi zërat për ftesë që Maqedonia pas mosmarrjes së datës për fillim të negociatave t’i bashkëngjitet “Bashkimit Euroazian”.

E pas vetos franceze për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev konvokoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, që “mundet plotësisht ta komplikojë çështjen” rreth Marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës dhe të reflektohet ndaj implementimit të tij, vlerëson portali informativ i Brukselit “Euraktiv”.

Portali citon se pas deklaratës së Zaevit në invervistë për “Euronjuz”, në gjuhën greke se mundet pjesërisht të ngrihet zbatimi i disa dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, u pajtua liderja e Grupit të deputetëve të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Irace Garsija, e cila u bëri thirrje politikanëve “ta shpëtojnë” marrëveshjen.

“Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ruhet”, deklaroi Garsija.

Ajo vlerëson se vetoja e presidentit francez Emanuel Makron për fillim të negociatave me vendin dhe Shqipërinë paraqet vendim të “papranueshëm” dhe kërkoi nga liderët e BE-së ta ndryshojnë sa më shpejtë.
“Grupi im i (deputetëve) do të bëjë thirrje që kjo çështje të shqyrtohet në rend të ditës të Këshillit Evropian para pranverës, me shpresë që liderët tjerë evropian të arrijnë ta fitojnë Makronin të tregojë vizion të vërtetë evropian edhe për Ballkanin”, theksoi Garsija.

Ajo konsideron se me mossuksesin për t’i plotësuar premtimet e tij për procesin e zgjerimit, BE-ja e ka humbur kredibilitetin e saj dhe ka treguar se ka ndjenjë të pamjaftueshme për përgjegjësinë historike ndaj Ballkanit.

“Negociatat inkuadruese gjithnjë paraqesin magnet për demokraci më të madhe dhe përparim social, por ishin edhe shpresë për qytetarët”; deklaroi eurodeputetja spanjolle.

“Euraktiv” e transmeton edhe qëndrimin e ish shefit të diplomacisë greke dhe nënshkrues të Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias, i cili konsideron se vetoja e Makronit më shumë është destinuar për “politikën e brendshme franceze” në përpjekje për ta ndalur rritjen e popullaritetit të lideres të së djathtës ekstreme franceze Marin Le Pen.
“Në vigjilje të zgjedhjeve rajonale, Makron e shfrytëzoi politikën ndërkombëtare për punë të brendshme dhe nevojat e tij zgjedhore. Ajo paraqet mënyrë më të keqe për ballafaqim me çështjet nga politika e jashtme”, konsideron Koxias.

Sipas tij, Makron është nën presion nga e djathta ekstreme në kushte kur mijëra shqiptarë aplikojnë për azil në Francë.

“Zgjidhje, megjithatë, nuk është të pranohen idetë e Le Pen, por të mbështetet politika për tejkalimin e arsyeve për emigrim nga Shqipëria, ndërsa ajo është fillimi i negociatave me vendin”, përfundon Koxias. Flaka

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Tetor, 2019 13:34