Zoran Zaev dhe Amdi Bajram prononcohen për koalicionet e mundshme

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2019 12:52

Zoran Zaev dhe Amdi Bajram prononcohen për koalicionet e mundshme

Deputeti dhe lideri i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, Amdi Bajram ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet në opinion se partia e tij negocion me VMRO-DPMNE-në. Bajram theksoi se partia e tij do të vazhdon koalicionin me LSDM-në.

“Unë mbetem me koalicionin e LSDM-së. Unë e kam thënë publikisht se gjithmonë do të jem me pushtetin. Por unë duke e parë të gjithë situatën, kam qenë në atë anije. Titaniku u rrëzua, normal që kam kaluar në anijen tjetër, dhe sigurisht kemi një bashkëpunim të suksesshëm me LSDM-në”-tha mes tjerash Bajram në konferencën për shtyp në Kuvendin e RMV-së.

Kurse, Kryeministri i vendit Zoran Zaev, theksoi se janë të hapur që të koalicionojnë me çdo parti, mirëpo kjo varet nga qytetarët, raporton TV21.

“Ne jemi të hapur të koalicionojmë me çdo parti mirëpo kjo nuk varet nga ne por nga qytetarët, varet se çfarë duan ata”, tha kryeministri  Zaev.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2019 12:52