Zjarret në objekte, Policia apelon për kujdes

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2019 14:28

Zjarret në objekte, Policia apelon për kujdes

Së shpejti paralajmërohen edhe ulje të menjëhershme të temperaturave të ajrit, shkak ky që në masë të madhe do të intensifikoj sezonin e ngrohjes edhe në rajonin e Pollogut, jo vetëm nëpër shtëpi por edhe nëpër shitore tregtare, objekt publike e kështu me radhë, transmeton Gostivari Sot

Si rezultat i kësaj, do të rriten edhe mundësitë për përhapje të zjarreve, para së gjithash nga pakujdesia e faktorit njeri, instalimeve të vjetra dhe të amortizuara elektrike, kotele të pa sigurta si dhe oxhaqe të pa pastruara në kohë, nëpër shtëpi apo objekte banimi.

Për këtë shkak, Sektori për punë të brendshme-Tetovë, përsëri apelon deri tek qytetarët, që të tregojnë kujdes maksimal, gjegjësishtë të mos i lënë të ndezura mejtet për ngrohje, në raste kur një kohë më të gjatë nuk janë prezent në shtëpi apo hapsirat e punës, veçanërisht ngrohëset elektrike, klima invertorët dhe kotelet me dru.  Për arsye se nevojitet vetëm një shkëndi e vogël, që të përhapet në zjarre të mëdha me pasoj të mëdha materiale. Kjo, veçanërish nëpër objektet banuese, ku shum më rëndë mundë të lokalizohen zjarret, në të shumtën e rasteve për shkak të mungesës së pajisjeve adekuate dhe të nevojshme në pjesën më të madhe të objekteve, si dhe qasja e rënduar deri te objektet, në të shumtën pës shkak të objekteve ndërtimore apo pengesave tjera.

Pronarëve të shtëpive apo banorëve të objekteve banuese, ju këshillohet që së paku dy herë në vjetë ti kontrollojnë dhe pastrojnë oxhaqet, por edhe të mos i mbingarkojnë instalimet, me kyçjen njëkohësisht të më shumë pajisjeve elektrike.

Pse, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm (zjarrit) paraqet vepër penale (neni 288 nga Kodi penal i RMV-së), me të cilën parashifen dënime me burg prej një deri pesë vjet, por në qoftë se është kryer nga pakujdesia dënimi është deri tre vite burg, nvarësishtë nga dëmet dhe pasojat e zjarrit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2019 14:28