Zaev “vulos” mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill – 2020

Kryeministri Zoran Zaev sot e hodhi poshtë mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të ratifikimit të ardhshëm të Protokollit për anëtarësim në NATO në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Protokolli pasi të ratifikohet nga të gjitha vendet-anëtare, duhet të vijë në Kuvendin tonë, ku deputetët gjithashtu do të qasen ndaj ratifikimit të tij me çfarë do të zyrtarizohet anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike.

“U dakordësuam dhe u kërkuam të gjitha partive politike të koalicionit qeveritar dhe të opozitës për pranim konsensual të datës 12 prill”, tha Zaevi sot pas vizitës në Klinikën për Gastroenterohepatologji

Theksoi se në emër të të gjithëve i kërkova presidentit Stevo Pendarovskit ta përdorë mundësinë kushtetuese për shpërndarjen e Parlamentit midis 45 dhe 60 ditë para zgjedhjeve dhe atë ta bëjë 45 ditë para zgjedhjeve.

Me këtë, shtoi Zaevi, do ta kemi të gjithë shkurtin, sipas llogarive deri më 26 shkurt, me qëllim që në atë periudhë Kuvendi të jetë funksional dhe të ratifikohet Protokolli.

“Presim edhe Parlamenti ynë të zbatojë ratifikim dhe me këtë të bëhemi anëtarja e plotfuqishme e NATO-s. Duhet të merret parasysh se në Spanjë më 10 nëntor mbahen zgjedhje, ashtu që na mbesin i gjithë dhjetori, janari, madje edhe shkurti të kryhet procedura”, tha Zaevi dhe shtoi se pritet në Spanjë të përfundojë procesi zgjedhor dhe formimi i Qeverisë, pas çfarë edhe atje do të qaset ndaj ratifikimit.

Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Njëzet e gjashtë vende, midis të cilave edhe SHBA-ja, kanë dhënë dritë të gjelbër që vendi t’i bashkëngjitet NATO-s.

Mbetet që këtë së shpejti ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja, Senati francez e miratoi në lexim të parë propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Mbetet dokumenti të ratifikohet edhe nga Kuvendi Kombëtar gjatë leximit të dytë.

Në pyetjen nëse do të bëjë koalicion me partitë të tjera të bllokut shqiptar, Zaevi theksoi se mundësitë janë të hapura dhe se po ndiqet disponimi i qytetarëve.

“Duhet ta ndjekim zërin e qytetarëve, ata përafërsisht tregojnë në këtë drejtim duhet të formohen koalicionet”, tha Zaevi.