Festat, deri në fund të vitit do të kemi dy vikende treditore

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2019 09:21

Festat, deri në fund të vitit do të kemi dy vikende treditore

Deri në fund të vitit kalendarik, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kenë edhe disa festa, respektivisht ditë jo pune, njofton Flaka 

Për gjithë qytetarët e Maqedonisë, ditë jo pune do të jetë 08 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, gjegjësisht e hëna 9 dhjetor do të jetë ditë jopune.

Deri në fund të vitit,  festë për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë 22 Nëntor (e premte), dita respektivisht festa e Alfabetit të gjuhës Shqipe.

Nisur nga këto dy festa, deri në fund të vitit administratorët shqiptarë do të kenë dy vikende të zgjatura 3 ditore, respektivisht 2 Nëntor (e premte), dita e Alfabetit të gjuhës Shqipe, si dhe  08 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, gjegjësisht e hëna 9 dhjetori .

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse deri në fund të vitit kalendarik mbesin 1 Nëntori (e premte) – Festa e të gjithë Shenjtorëve, si dhe 25 Dhjetori (e martë)– Dita e parë e Krishtlindjeve katolik.

Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë do të jetë me 9 Nëntor (e mërkurë) – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit, si dhe Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë do të jetë 21 Dhjetori (e shtunë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në fillim të vitit e publikoi programin për festa në Republikën e Maqedonisë, gjatë vitit 2019.

Flaka ua sjell datat e shënuara.

Për gjithë qytetarët e Maqedonisë 

1 Janar (e martë) Viti i Ri

7 Janar (e hënë) Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse

29 Prill (e hënë)  Dita e dytë e Pashkëve,  dita e dytë sipas kalendarit ortodoks

1 Maj (e mërkur) Dita e Punëtorëve

24 Maj ( e premte) – Shën “Kirili dhe Metodi”

4 Qershor (e martë) – Festa e Fitër Bajramit

02 Gusht (e premte) Dita e Republikës

08 Shtator (e diel) Dita e Pavarësisë

11 Tetor (e premte) Dita e Kryengritjes Popullore

23 Tetor (e mërkurë) Dita Luftës Revolucionare Maqedonase

08 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, gjegjësisht e hëna 9 dhjetor është ditë jopune

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse

6 Janar (e diel) – Festa e Buzmit, para Krishtlindjeve

19 Janar (e shtunë) – Festa e Ujit të Bekuar

26 Prill (e premte)– Festa e Premtja e Madhe

14 Qershor (e premte) – Dita e Shpirtrave

28 Gusht (e mërkurë) – Festa e Zonjës së Madhe (Zonjat)

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike 

21 Prill (e diel) – Festa e Pashkëve Katolike

1 Nëntori (e premte) – Festa e të gjithë Shenjtorëve

25 Dhjetori (e martë)– Dita e parë e Krishtlindjeve katolike

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame 

11 Gusht (e diel)– Festa e Kurban Bajramit-Dita e parë e Kurban Bajramit

Festa për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë 

22 Nëntor (e premte) – Dita e Alfabetit Shqip

Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në Republikën e Maqedonisë 

27 Janar (e diel) – Festa e “Shën Savës”

Festa për pjesëtarët e popullatës rome në Republikën e Maqedonisë 

8 Prilli (e hënë) – Dita Ndërkombëtare e Romëve

Festa për pjesëtarët e popullatës së vllahëve në Republikën e Maqedonisë 

23 Maj (e enjte) – Dita Kombëtare e Vllahëve

Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë 

9 Nëntor (e mërkurë) – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në Republikën e Maqedonisë 

28 Shtatori (e shtunë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë

21 Dhjetori (e shtunë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke. Flaka 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Tetor, 2019 09:21