Aksident në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, ka të lënduar

Dje (28-tetor) rreth orës 08 e 35 minuta, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin pjesmarës kanë qenë dy vetura me targa të Gostivarit, edhe atë: Vetura ,,Opel Zafira,, të cilën e ka drejtuar 62-vjeçari H.I. nga fshati Vërbjan i Gostivarit dhe vetura ,,Folkcvagen Golf,, të cilën e ka drejtuar 61-vjeçari N.B. nga Dobërdolli i Gostivarit, transmeton Gostivari Sot 

Gjatë aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar pronari i veturës ,,Golf,, 64-vjeçari H.H. nga
Dobërdolli i cili menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, për ti
ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar. Gostivari Sot