Politikë edhe në bujqësi, LSDM dhe VMRO-DPMNE me akuza të ndërsjella

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2019 11:24

Politikë edhe në bujqësi, LSDM dhe VMRO-DPMNE me akuza të ndërsjella

VMRO –DPMNE-ja me anë të një komunikate për media ka akuzuar LSDM-në se ka gjunjëzuar bujqësinë në vend. LSDM-ja nëpërmjet një komunikate për media ka theksuar se VMRO – DPMNE-ja në mungesë të ideve, po merret me organizime të protestave partiake, njofton Flaka 

“LSDM-ja ka gjunjëzuar bujqësinë e Maqedonisë. Zaevi bujqëve iu premtonte kushte më të mira dhe çmime më të larta për produktet e tyre. Zaevi është një katastrofë enorme për bujqësinë e Maqedonis”, thuhet në komunikatën e VMRO – DPMNE-së.

Në komunikatën e VMRO – DPMNE-së gjithashtu thuhet se duhet të merren masa sa më shpejtë për shpëtimin e bujqësisë në Maqedoni.

Nga LSDM-ja bëjnë me dije se në protestën e mbajtur para qeverisë, në vend se të protestojnë bujq të vërtetë, morën pjesë funksionarë të theksuar partiakë, kryetarë të komuniteteve komunale të Radovishit dhe Negotinës si dhe familjarë të VMRO – DPMNE-së të cilët aktronin si bujq të pavarur.

Në komunikatën e LSDM-së gjithashtu thuhet se qeveria deri tani ka paguar 314 milionë euro mbështetje për bujqit. Flaka 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2019 11:24