Gjendet 81 emigrantë të ngujuar në Vaksincë të Likovës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Tetor, 2019 11:11

Gjendet 81 emigrantë të ngujuar në Vaksincë të Likovës

Tetëdhjetë e një emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme ka gjetur policia e Kumanovës në një objekt ndihmës të një banori nga fshati Vaksincë i Likovës, kumtoi në mëngjes MPB-ja.

Sot në mëngjes rreth orës 05:15 minuta është arrestuar N.A nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës, për arsye se gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, që është bërë me urdhër gjykate, zyrtarët policorë kanë gjetur 81 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Emigrantët janë dërguar në qendrën e pranimit në Tabanoc. Pas zbardhjes së plotë të rastit në rastit, do të ngritet aktpadi penale kundër N.A.

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Tetor, 2019 11:11