Blerim Reka “JO” ftesës së Lëvizjes Besa dhe ASH!

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ekskluzivisht mëson se ftesat nga Lëvizja Besa, dhe Aleanca për Shqiptarët ndaj Blerim Rekës, për inkuadrimin e tij në ndonjërën të këtyre partive politike shqiptare, është një “JO” nga Reka, shkruan Zhurnal.

Sipas burimeve të sigurta nga partitë e lartpërmendura, Prof. Reka ka patur ftesë edhe nga Lëvizja Besa, poashtu edhe nga Aleanca për Shqiptarët për të hy në garë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilët do të mbahen me 12 prill në vitin 2020, shkruan Zhurnal.mk

Po nga Prof. Blerim Reka, ftesa e Lëvizjes Besa, dhe e ASH, është refuzuar.

Ndryshe sipas burimeve të njejta, z.Reka mund të jetë pjesë e përbërjes së qeverisë në Kosovë, me ftesë nga Lëvizja Vetëvendosja, gjegjësisht Albin Kurti.

LEXO:

Koalicionet mes partive shqiptare, “një lindje e rëndë” !