Ahmeti nga Gostivari: BDI është thesarë, na presin detyra të vështira

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Tetor, 2019 23:05

Ahmeti nga Gostivari: BDI është thesarë, na presin detyra të vështira

Ky është Bashkimi Demokratik për Integrim që na bën të jemi krenarë të gjithve dhe që më sjellë në kujtesë fillimet e veprimtarisë politike të para 17 viteve, si e filluam dhe tani kemi hy në fazën e pjekurisë, në fazën e ndërtimit e të etablimit. Kështu deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte në Gostivar, ku në Kuvendin e gjashtë zgjedhor, u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e këtij subjekti në këtë qytet, përcjell FLAKA.

Ahmeti më tej tha se BDI është mision i cili vazhdonë edh emë tej me gjeneratat pasuese.

“Nga një lëvizje, pjesa dërmuese ushtarake, intelektual të përbuzur e të nëpërkëmbur nga sistemet, arritën të formojnë këtë lëvizje me një mision tanimë legal, dhe për të përbushur një mision që në shpatulla e kishin bartur gjenerata e gjenerat. Unë sot jam krenarë bashkë me Nevzati, dhe ne e kemi ndarë mendjen që misioni jonë nuk do të ishte i suksesshëm nëse ne nuk ndërtojmë mbi supet tona gjenerata për të vazhduar punën dhe misionin. Nuk do të ishim misionar të suksesshëm nëse këtë nuk e kishim bërë”, theksoi Ahmeti.

Ai preiudhën e tanishme e quajti historike për BDI-në dhe për kthesat, siç ai u shpreh, që do pasojnë në të ardhmen.

“Prandaj, ne sot jemi në momentet më historike për familjen tonë të BDI-së, të kthesave të mëdha dhe këto kthesa do të shihen e do të vulosen edhe në Kongresin e radhës që do jetë jo më larg se në dhjetor të këtij viti. Si me Rezoluta ashtu edhe me ndryshimet cilësore që do bëhen në Statutin e BDI-së. Një Statut i cili do i përballojë kohrave, dekadave që do vijnë në të ardhmen”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti e cilësoi partinë e tij si një thesarë ku jetësohen idealet.

“Do ishte vërtetë e pafalshme për ne nëse nuk ndërtonim shtylla të forta për ta ruajtur këtë thesar kombëtar të BDI-së. BDI vërtetë është thesar, ke luftëtar, ke patriot, atdhedashës, njerëz të cilët kanë kontribuar brenda 80 viteve në këtë vend, por idealet jetësohen dhe materializohen brenda kësaj familjes sonë të madhe. Po filluam që nga universiteti, simbolet kombëtare, përfaqësimi i drejtë – çdo gjë shqiptare lidhet me këtë vend, me thesarin tonë të përbashkët, familjen e madhe të BDI-së. Prandaj, mision dhe detyrë e të gjith neve është që ta forcojmë, ta ruajmë, por edhe mirë të organizuar që t’ju dalim zot dhe të jemi dal-zotës që të bëhemi edhe më të fortë në drejtim të avancimit të çështjes shqiptare në hapësirat tona këtu në Republikën e Maqedonisë”, nënvizoi më tej lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Duke folur mbi kuvendet zgjedhore të cilat i zhvillon BDI, e të cilat janë nga fundi, Ahmeti drejtoi mesazh për ata që marrin pozita në parti: “Betejat e reja që vijnë duhet luftuar”.

“Gjithandej ku shkojë mbahen Kuvende që ua kanë zili të gjithë, kjo është vlerë, kulturë, patriotizëm e atdhetarizëm. Supë më supë, të gjithë bashkë të punojmë e të luftojmë në betejat e reja që na vijnë. Nuk do e kemi lehtë! Vijnë situata të cilat kërkojnë angazhim e trajtim, intelektual, energji të forta. Vendi ynë do të bëhet anëtar i plotë në NATO, vendi ynë në nëntor, ose në pranverën e ardhshme, jam shumë i sigurtë që do të debatohet dhe do të hapet negociatat për antarësim të vendit në BE. Ju e keni parë që është trazuar e tërë Evropa për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave dhe ky është një proces i pashmangshëm”, theksoi Ahmeti.

Më tej kërkoi nga bashk-partiakët të rrisin cilësinë në të gjitha fushat.

“Na presin detyra të rëndësishme në drejtim të rritjes së cilësisë, në të gjitha fushat: arsim, shëndetësi, infrastrukturë. Na presin punë në drejtim të transparencës në të gjitha institucionet. Veting në të gjitha institucionet, për çdo funksionarë e gjyqtar, kundër drejtësisë selektive. Nuk janë punë aq të lehta këta, por ne kemi energji, kapacitetet dhe kemi investuar për ngritjen e kuadrove që me kujdes e shkencatrisht të gjejnë zgjidhje për të gjitha çështjet”, ishte porosia e Ahmetit.

Pas numërimit të votave, Ahmeti tha se sonte në Gostivar ka një fitues- është Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Sot nuk fitoi as Bashkimi e nuk humbi Nexhatiu, sot ka fituar BDI. Prandj, ju urojë sukses si degë e Gostivarit”, uroi Ahmeti.

Ndryshe, Bashkim Hasani në Kuvend u zgjidh kryetar dege në Gostivar. Me gjitshej 67 vota Hasani fitoi mandatin e kuvendarëve për të qeverisur me degën e Gostivarit në 4 vitet e ardhëshme.

Nga 109 votuan 106 kuvendarë. Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës së Gostivarit.

Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi poas Kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti, edhe nënkryetari Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, Sekretari Organizativ, Artan Grubi, si dhe ministra dhe deputetë të tjerë. FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Tetor, 2019 23:05