Paralelja shqipe në Çashkë, autoritetet komunale premtojnë zgjidhje

Në fillim të javës që vjen përfaqësues të Komunë së Çashkës do të realizojnë takime me pushtetin qendror dhe ministrinë e arsimit, në tentativë për të gjetur një zgjidhje për paralelen shqipe në Komunë e Çashkës.

Kryetari i këshillit Halkit Ferati u shpreh optimist në zgjidhjen e problemit pavarësisht kundërshtimeve nga këshilltarët e opozitës.

Hapja e paraleles shqipe në Komunën e Çashkës ka marrë kahje ndëretnike, duke pamundësuar zgjidhjen e problemit, përkundrazi duke shtuar problemin në koncept ndëretnik. Unë si kryetar i këshillit dhe kryetari i komunës dhe gjithë këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së jemi të vendosur që ta zgjidhim këtë problem të arsimit. Sot sollëm një vendim ku autorizohet drejtoresha e shkollës dhe kryetari Komunës që të veprojnë për zgjidhjen e problemit të arsimit shqip në komunën tonë dhe ditën e hënë ose të martën në nivel qendror me përfaqësues të qeverisë dhe me Ministrin e Arsimit dhe ne si përfaqësues të këtij populli dhe kryetari i Komunës, jemi të gatshëm të veprojmë deri në fund – deklaroi Halit Ferati, kryetar i këshillit Komunal të Komunës së Çashkës.

Ferati akuzoi këshilltarët e opozitës se problemit në fjalë tentojnë t’i japin kahjen e problemit ndëretnik.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së ku japin një pasqyrë negative situatës në Komunën tonë. Nuk duan zgjidhje por duan ta rrisin problemin në koncept ndëretnik…Nuk është koha për tensione ndëretnike, është koha për veprim, guxim dhe vendosmëri. Unë si kryetar im këshillit, Kryetari i Komunës dhe gjithë këshilltarët jemi bashkuar për të zgjidhur Problemin –  tha Halit Ferati, kryetar i Këshillit të Komunës së Çashkës.

Ndërsa kreu i komunës në fjalë u zotua se bashkë me pushtetin qendrorë dhe përfaqësues të ministrisë përkatëse do të bëjnë përpjekje që nxënësve shqiptarë tju mundësohet që procesin edukativo arsimorë të mund ta ndjekin në gjuhën e tyre amtare.

Sot këshilli i Komunës së Çashkës pa prezencën e këshilltarëve të opozitës ka sjell një vendim të mençur, ka sjell konkluzion se në periudhën e ardhshme bashkë me drejtorinë e shkollës, unë si kryetar i Komunës dhe bashkë më nga një përfaqësues të subjekteve politike në këshill do të realizojmë takime edhe me ministrin edhe me kryeministrin me të vetmin qëllim që të gjendet zgjidhje që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Shpresojmë se bashke me qeverinë dhe ministrinë përkatëse do të gjejmë një zgjidhje në interes të nxënësve që dëshirojnë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare – deklaroi Goran Stojanovski, kryetar i Komunës së Çashkës.

Pro konkluzioni në fjalë votuan 7 këshilltarë, 3 kundër dhe një braktisi mbledhjen e Këshillit Komunal. Alsat