Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë nën hijen e vendimit të BE-së dhe zgjedhjeve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2019 14:47

Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë nën hijen e vendimit të BE-së dhe zgjedhjeve

Vendimi i liderëve evropianë për të mos hapur bisedime për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, si dhe paralajmërimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend, hapi dilema për ndikimin e mundshëm që kjo do ta ketë në zbatimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe me Bullgarinë. Autoritetet në Shkup pohojnë se implementimi i marrëveshjeve do të vazhdojë, opozita se kur do të vjen koha e saj do të tentojë t’i përmirësojë, Brukseli pret që të respektohen, ndërsa Athina dhe Sofja tani për tani janë të përmbajtura.

Analistët politikë për MIA-n vlerësojnë se zbatimi i marrëveshjeve do të jetë nën hijen e vendimit për mosdhënien e datës për bisedime dhe të zgjedhjeve, por me pikëpamje të ndryshme për epilogun dhe lëshimet që Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i bëjë.

Nuk ka anulim, por…

Ambasadori dhe shef i diplomacisë s Maqedonisë në Grupin ndërkombëtar të ekspertëve për emrat komercial, markat tregtare dhe shenjat mbrojtëse, Gjorgji Filipov, në deklaratën për MIA-n vlerëson se zgjedhjet e parakohshme në vend, të shkaktuara nga mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, do të kenë ndikim në zbatimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Ndikimi do të jetë i dyfishtë, gjegjësisht do të ketë komponentë kohore dhe cilësore, por megjithatë, shprehet, nuk pret që ato të anulohen.

– Konsideroj se asnjëra prej marrëveshjeve nuk do të jetë e anuluar nga asnjëra palë meqë kjo do të rezultojë me shkeljen e besueshmërisë së cilësdo prej tyre dhe shkelje të plotë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, që do të thotë kthim në piķën fillestare të çështjes së integrimeve tona euroatlantike, vlerëson ambasadori Filipov.

Lidhur me marrëveshjen bilaterale me Bullgarinë, ku ekzistojnë qëndrime kundërshtuese lidhur me disa çështje të caktuara të karakterit historik, politik dhe sociologjik, pra prej kategorive në të cilat argumentet shkencore dhe nga përvoja nga të dyja palët janë kryesisht të karakterit cilësor, që e dirigjon natyrën e shkencave (shkenca shoqërore, që i nënshtrohen disponimit momental politik në shtet prej ku vijnë ekspertët e fushave përkatëse), bën të ditur Filipovi, është e mundshme të vjen deri te ngadalësimi nëse dikush nga faktori politik kërkon prolongim ose ndërprerje të punës së grupit të ekspertëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kjo, vlerëson ai, nuk është e rekomandueshme meqë edhe ashtu vetë ekspertët kanë vështirësi në gjetjen e formulimeve të përbashkëta që duhet t’i kënaqin të dyja palët në bisedime. Ai shton se është për t’u përshëndetur akti që Qeveria bullgare (kryeministri Bojko Borisov) dhe një pjesë e madhe e intelektualëve bullgarë e shikojnë me butësi dhe ndihmojnë përpjekjet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në BE.

Kur bëhet fjalë për Marrëveshjen përfundimtare Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika Helene, që nuk është marrëveshje bilaterale, por në të ka edhe nënshkrues të tretë, të dërguar të posaçëm të Këshillit të Sigurimit të KB-ve dhe lehtësues në bisedimet., aty është e mundshme një ngecje e caktuar kohore për shkak të ndryshimit të pushtetit në Greqi (ndryshim të ekspertëve që bisedojnë për tema historike dhe arsimore) dhe ndryshimi eventual i ekspertëve në ekipin e Maqedonisë, nëse nuk e përfundon punën ai komitet. Diçka e ngjashme, shprehet ai, është e mundshme të ndodhë edhe në ekipet e ekspertëve që e përbëjnë Grupin Ndërkombëtar të Ekspertëve (GNE) për emrat komercialë, markat tregtare dhe shenjat mbrojtëse, gjë që deri tani, siç bën të ditur, nuk ka ndodhur.

“Në GNE nuk ekzistojnë pengesa të caktuara që janë evidente kur bisedohet për historinë, meqë bëhet fjalë për kategori juridike (marka tregtare dhe tituj gjeografik), konteste për të cilat ekziston praktikë e mirë ndërkombëtare dhe rregullativë e shkëlqyeshme juridike në BE dhe në botë. Edhe legjislatura greke edhe ajo maqedonase nga kjo fushë janë tërësisht të harmonizuara me direktivat evropiane. Në mënyrë plotësuese, bëhet fjalë për bisedë për pronësinë private ku fjalën kryesore e kanë bashkësitë afariste, ndërsa Grupi ndërkombëtar është këtu në rolin e lehtësuesit dhe këshillëdhënësit dhe interpretuesit, e assesi si gjykatës ose arbitër: këtu ekziston edhe afat më i gjatë kohor në dispozicion (tre vite nga krijimi i grupit (18 qershor të vitit 2019), me takimin e parë të mbajtur më 22 qershor të vitit 2019). Kjo do të thotë se në Marrëveshjen përfundimtare mes Shkupit dhe Athinës, zgjedhjet parakohshme do të kenë ndikim më të vogël”, vlerëson ambasadori Filipov.

Obligimet nga marrëveshjet “në pauzë”

Për drejtorin ekzekutiv të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Kërshallovski, “vendimi i (pa)pritur i BE-së për prolongimin e sërishëm të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin, si dhe caktimet e vijuese të zgjedhjeve në prill, së paku, do ta ngadalësojnë, nëse jo edhe tërësisht ta ndërpresin zbatimin e marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë”.

– Ndonëse Qeveria tashmë shprehur përkushtim ndaj dy marrëveshjeve dhe paralajmëroi vazhdimin e një numri të caktuar të procedurave që janë në rrjedhë, ndërsa rezultojnë nga marrëveshjet, megjithatë, është më e besueshme se pjesa më e madhe e atyre obligimeve do të jenë “në pauzë” për një periudhë të caktuar, mes tjerash edhe për shkak të fokusit në fushatat zgjedhore që do të fillojnë së shpejti, ndonëse jozyrtarisht, meqë sipas ligjit nuk guxojnë të mbahen deri 20 ditë para ditës së zgjedhjeve. Aq më tepër, vetë vendimi i BE-së parashikon rishqyrtimin e raportit tonë ndaj eurointegrimeve dhe tek tani ndërtim të konsensusit nacional për parimet sipas të cilave duam të bëhemi pjesë e Bashkimit, thekson Kërzhallovski.

Me fjalë të tjera, ndonëse anëtarësimi në BE që nga pavarësia ishte dhe ende është qëllim strategjik i të gjitha qeverive të deritanishme, si dhe të shumicës së madhe të qytetarëve tanë, tani, shprehet ai, parashtrohet pyetja se çfarë është gjithë ajo që do të kërkohet për anëtarësimin tonë dhe pas të gjitha këtyre lëshimeve të bëra me dy marrëveshjet. Në mënyrë plotësuese, shton ai, Bullgaria tashmë doli me deklaratë të re për kushtet për anëtarësim, që në fakt parashikojnë “lëshime” të reja nga ana jonë dhe dalim dukshëm jashtë kornizave të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ose së paku të kuptuarit tonë të marrëveshjes. Greqia (me Qeverinë e re) pret që tani të paraqitet me kërkesa të tilla plotësuese (nëse arrijmë fare deri te pika e hapjes së bisedimeve). Kjo, bën të ditur, do të na vendosë në pozicion dukshëm të palakmueshëm të “gëlltitje shtesë të dinjitetit” ose, nga ana tjetër, “moslëshim” të ri të perceptuar si përgjigje ndaj kërkesave të këtilla.

” Ministri Dimitrov tashmë dha një deklaratë të shkëlqyeshme me rastin e deklaratës bullgare, në të cilën me kujdes e qetësoi topin dhe bëri të ditur në nevojën që të mos rrënohet ajo që tashmë është ndërtuar me Marrëveshjen, por theksoi edhe atë se për ne është shumë e rëndësishme që jemi popull maqedonas dhe e flasim gjuhën maqedonase, duke vendosur në njëfarë mënyre vija të kuqe në këtë situatë. Kjo (së paku për gjuhën është eksplicite) është në kundërshtim të drejtpërdrejt me Deklaratën e Bullgarisë, ndaj shtrohet pyetja se si do të zgjidhet. E dimë se si i zgjodhëm kontestet paraprake – me lëshimin tonë, por deri kur do të mundemi kështu… dhe në fund, të gjithë shtrojmë pyetjen – nëse ia vlen aq shumë ky Bashkimi Evropian për nënçmimet tona eventuale”, shprehet Kërzhallovski.

Kryeministri Zoran Zaev këtyre ditëve u shpreh i bindur se marrëveshjet me Greqinë dhe me Bullgarinë do të jenë të implementuara tërësisht.

“Marrëveshjet janë bilaterale dhe janë të rëndësishme për vendin tonë dhe për Greqinë dhe për Bullgarinë. Monitorimi me vërejtjet e implementimit duhet të mbërrijë deri nga fundi i këtij muaji. Besojmë se 100 për qind do t’i implementojmë marrëveshjet, meqë kjo është në nivel të ligjit”, shprehet Zaevi.

Ambasadori francez Kristijan Timonie, lidhur me marrëveshjet me Greqinë dhe me Bullgarinë, pret që ato të respektohen edhe nga opozita, meqë, siç shprehet, bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare, që duhet doemos të respektohen, ndërsa deklaratën e deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-shef të diplomacisë Antonio Milloshoski të dhëna për “Frankfurter algemajne cajtung” se partia e tij mendon të kthejë emrin kushtetues nëse vjen në pushtet, duke vlerësuar se zgjerimi është i vdekur në aspektin klinik, e komenton në kontekstin zgjedhor, meqë nuk ka konfirmim se ky është edhe qëndrimi zyrtar i kësaj partie.

– Mendoj se duhet të punoni që të lihen në drejtimin e tyre të mirëfilltë dhe të mos dramatizojmë për një artikull të tillë. Lidhur me garancitë që janë dhënë nga opozita, siç ishte në fakt edhe e ish-opozitës greke është sipas fjalës latine “Pacta funt servanda” (“Marrëveshjet duhet respektuar”). Unë jam i sigurt se një ish-ministër i Jashtëm nuk mund të dalë jashtë kësaj vije, përveç nëse bëhet fjalë për kontekst zgjedhor në kuadër të fushatës, shprehet Timonie, duke komentuar deklaratën e Milloshoskit. (Violeta Gerov/Mia)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2019 14:47