Ahmeti – Romeo: Evropa e bashkuar është opcioni ynë i vetëm

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2019 14:23

Ahmeti – Romeo: Evropa e bashkuar është opcioni ynë i vetëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në zyren e tij në Kuvend ka pritur Ambasadorin Italian, Karlo Romeo, transmeton Flaka  

“Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për situatën politike në Maqedoninë e rajonit, vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian,  zgjedhjet e parakohshme. Ahmeti theksoi që BDI ka insistuar që zgjedhjet e parakohëshme mos ta dëmtojnë procesin e anëtarësimit në NATO dhe prandaj kemi propozuar mbajtjen e  zgjedhjeve në pranverë e jo në dhjetor ose janar”, njoftojnë nga BDI

Ratifikimi i protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvendin tonë nuk duhet të vihet në pikëpyetje sepse anëtarësimi i vendit tonë në aleancën veriatlantike është prioritet absolut i BDIsë, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve.

“Ahmeti përshëndeti përkushtimin e të gjitha partive në vend për të vijuar rrugën e reformave dhe të integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori Italian theksoi se vendi i tij ka pozitë të qartë dhe e mbështes tërësisht anëtarësimin e Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë”, vijon kumtesa.

Kryetari Ahmeti falenderoi Italinë për ratifikimin e protokolot për anëtarësim në NATO, mbështetjen për marrjen e datës për fillim të negociatave si dhe për deklaratat e fuqishme në përkrahje të rajonit tonë.

Ahmeti theksoi që BDI do të vijojë përpjekjet për reforma edhe në periudhën para nesh duke u angazhuar për integrim konsensual, drejtësi joselektive, veting dhe transparencë të veprimtarisë publike, për jetesë cilësore, vende pune dhe përafrim të standardeve me Bashkimin Evropian që do t’i mundëson rinisë të ndërton të ardhmën në vendin e vet. Flaka  

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2019 14:23