Raportohet sulm fizik në Policinë e Tetovës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2019 12:24

Dje (23-tetor) rreth orës 16 e 30 minuta, 62-vjeçari S.J. dhe 68-vjeçari Q.Q. nga fshati Shemshovë e Tetovës, në SPB-Tetovë kanë denoncuar se, gjysëm ore më herët në arën e tyre e cila gjendet në vendin e quajtur ,,Vardarishte,, kanë qenë të sulmuar fizikisht nga 65-vjeçari E.J. nga i njëjti fshat, me të cilin një kohë të gjatë kanë pasur mardhënje të prishura lidhur me pronësinë e arës, transmeton Gostivari Sot 

Sipas Policisë, më vonë personi E.J. vetë është paraqitur në Njësinë policore-Jegunovcë.

Policia njoftoi që po merren masat për zbardhjen e plotë të rastit. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2019 12:24