Maqedonia e Veriut në vendin e 17-të në Duing biznes 2020

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2019 12:15

Maqedonia e Veriut në vendin e 17-të në Duing biznes 2020

Banka Botërore në raportin më të ri Duing biznes për vitin 2020 me 80,7 pikë e radhit Maqedoninë e Veriut në vendin e 17-të sipas kushteve për udhëheqje të biznesit në konkurrencë nga 190 vende.

“Është lehtësuat arritja dhe zbatimi i marrëveshjeve dhe më e thjeshtë është zhvendosja e të dhënave për zbatim, që e bën tërë procesin më të lirë”, theksohet në raport. Theksohet edhe se vendi i ka ndryshuar dispozitat për fuqinë e punës, rregullat për tepricë teknologjike, punësim të sërishëm dhe kompensim financiar.

Nga vendet evropiane, më së miri të pozicionuar në listën e Duing biznes janë Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Lituania, ndërsa vendet e rajonit janë mes vendit të 37-të dhe 90-të.

Sllovenia është radhitur në vendin e 37-të, Serbia në vendin e 44-të, Mali i Zi në vendin e 50-të, Kroacia në vendin e 51-të, Kosova në vendin e 57-të, Shqipëria në vendin e 82-të dhe BeH-ja në vendin e 90-të.

Dhjetë vendet e para i marrin Zelanda e Re, Singapora, Hong Kongu, Danimarka, Koreja, SHBA-ja, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Suedia.

“Doing Business 2020” është edicioni i 17-të që i teston reformat e dispozitave që e nxitin ose parandalojnë zhvillimin e aktiviteteve të biznesit. Hulumtimi paraqet përmbledhje të indikatorëve kuantitativ për dispozita të biznesit dhe mbrojtje të të drejtave pronësore në 190 vende. Mbulon dispozita nga 12 aspekte në një biznes: fillim të biznesit, marrje të lejeve për ndërtim, kyçje të energjisë elektrike, regjistrim të pronës, marrje të kredisë, mbrojtje të investitorëve të pakicave, pagesë të tatimeve, tregti, zbatim të marrëveshjeve, zbatim me falimentim, punësim dhe arritje të marrëveshjeve me qeverinë.

Të dhënat nga ky hetim kanë të bëjnë me periudhën nga 1 maji i vitit 2019. Përmes këtyre indikatorëve analizohen pasojat ekonomike nga dispozitat dhe analizohet se cilat reforma funksionojnë në këtë sferë, ku dhe pse.

Vitin e kaluar vendi është radhitur në vendin e 10-të.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2019 12:15