LSDM kapet për NATO-s, VMRO-DPMNE e akuzon për dështimin drejt BE

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2019 12:44

LSDM kapet për NATO-s, VMRO-DPMNE e akuzon për dështimin drejt BE

Pas ratifikimit të protokollit për aderim në NATO nga ana e Senatit të SHBA-së, shteti ynë është de fakto anëtarja e 30-të e Aleancës, thonë nga LSDM 

Njëzetë e pesë vende anëtare e ratifikuan protokollin për aderim, kjo është dëshmi se reformat janë njohur, kjo është dëshmi se shteti me LSDM-në është në rrugë të duhur.

“NATO-ja nuk do të thotë vetëm siguri, NATO do të thotë rritje e re e ekonomisë të cilën e trashëguam me minus 1,8 për qind, ndërsa tani kemi rritje prej 4,1 për qind. NATO do të thotë investime të reja, vende të reja të punës, stimul i ri se jemi në rrugën e duhur. Për dallim nga periudha e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, atdheu ynë është tani është rrugën e duhur”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë që njëmbëdhjetë vite të plota shteti u injorua dhe u izolua, sot jemi në rrugën e cila çon drejt integrimit në aleatët më të fuqishëm ndërkombëtar.

Kthejnë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti theksojnë se Zoran Zaev do ta marrë goditjen direkt nga njerëzit dhe do t’i japë fund karrierës së tij politike totalitare.

“LSDM-ja dhe Zoran Zaevi sollën padrejtësi, persekutim, gënjeshtra dhe mashtrime, varfëri dhe emigrimi i popullit maqedonas nga kjo varfëri mizore. Vendin e dërguan në qorrsokak, pa shpresë për një të ardhme më të mirë. Ata janë të angazhuar vetëm për vjedhje, reketim dhe hakmarrje politike. LSDM-ja e rrëzoi sistemin politik, juridik dhe ekonomik në Maqedoni. Ata arrestojnë dhe marrin në pyetje gazetarët të cilët flasin për krimet e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Kryejnë zhvatje nëpërmjet PSP-së, Ruskoska akuzon, Kacarska gjykon, ndërsa Jovevski i mbron. Bizneset e tyre private familjare janë në zhvillim dhe rritje, por asnjë investim nuk rritet dhe nuk ka vende të reja pune. Në këtë shtet nuk ka më paqe, as drejtësi”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së opozitare nga ku vlerësojnë se mos marrja e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është fundi i rrugës së Zaevit.

Integrimi Evropian, shtojnë nga kjo parti, nuk po lëviz nga një pikë e vdekur këto tre vite pavarësisht se Zaevi shiti interesat kombëtare.

“Asnjë nga subjektet politike në vendet evropiane nuk ka arritur sukses duke sakrifikuar popullin dhe vendin e tij. Asnjëri prej tyre nuk gjunjëzohet për privilegje dhe kolltuqe. Asnjëri prej tyre nuk shkatërroi qytete dhe fshatra dhe nuk e vodhi popullin e vet siç bëri LSDM-ja dhe Zoran Zaevi. As LSDM-ja nuk udhëheq në sondazhe, dhe as Zaevi nuk do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tashmë është vonë. Njerëzit panë të vërtetën. LSDM-ja është e vetëdijshme se i pret një humbje me proporcione të papara deri më tani”, thonë nga partia e Mickoskit.

VMRO-DPMNE di, është e aftë, dhe mund ta rikthejë përsëri Maqedoninë dhe ta vendosë atë në rrugë të shpejtë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfundon komunikimi. Flaka 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2019 12:44