Llogaritja dimërore e kohës fillon të dielën në ora 3 në mesnatë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2019 12:20

Llogaritja dimërore e kohës fillon të dielën në ora 3 në mesnatë

Fundjavën e ardhshme fillon llogaritja dimërore e kohës, që nënkupton se shigjetat e orës të shtunën për të dielën do të rrotullohen një ore mbrapa. Llogaritja dimërore fillon në ora 3 në mesnatë, kur në vend të orës tre, do të jetë dy në mesnatë.

Llogaritja dimërore e kohës vazhdon deri më fundjavën e fundit në mars të vitit 2020.

Në vitin 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e detyrueshëm të ndërrimit të orës për një orë në vendet e Bashkimit Evropian.

Propozimi ishte aprovuar nga Kuvendi Evropian, por çdo anëtare e Bashkimit Evropian ka mundësi të zgjedh se a do të qëndroj llogaritja e kohës verore apo dimërore.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2019 12:20