Vizita e Mickoskit në Gostivar, polemika mes Zaevit dhe Taravarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2019 10:00

Vizita e Mickoskit në Gostivar, polemika mes Zaevit dhe Taravarit

Deklarata e Zaevit se Mickoskin në Gostivar mund ta ketë përqafuar vetëm Taravari ose shefi i tij i kabinetit e askush tjetër, ka shkaktuar reagimin e këtij të fundit i cili në profilin e tij në Facebook i ka dhënë përgjigje. 

“Zaevit nuk i pengon arratisja e Gruevskit, as liria e Veljanoskit e as burgu i Feta Alimit, por është kapur për Gostivarin”.

Zaev në intervistën e sotme për emisionin 360 gradë në Alsat duke folur për deklaratën e djeshme të rivalit të tij kryesor, kreut të VMRO-DPMEN-së opozitare Hristijan Mickoski se gjatë vizitës në Gostivar, shqiptarët e kanë përqafuar dhe kanë deklaruar se do të votojnë për VMRO DPMNE-në, tha se me siguri që Mickoski është përqafuar me kreun e kësaj komune, Arben Taravari ose me shefin e kabinetit të tij.

Debati dhe polemikat po zhvillohet tani më kur shteti po shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe akuzat dhe kundërakuzat ndaj politikanëve pritet që të intesifikohen.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2019 10:00