Liderët politik tregojnë “muskujt” për mejdanin e 12 Prillit – 2020

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2019 00:26

Liderët politik tregojnë “muskujt” për mejdanin e 12 Prillit – 2020

Takimi i liderëve në Vilën Vodno ka përfunduar, nuk morëm datë për fillimin e negociatave por morëm datë për zgjedhje të parakohshme, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka 

Edhe pse kryeministri Zaev ka shprehur dëshirën që sa më shpejt të kemi zgjedhje të parakohshme në dhjetor, megjithatë në pamundësisë për të formuar Qeveri teknike, të gjithë ishën dakord që zgjedhjet të mbahen në mars ose prill dhe në fund u vendos 12 prill 2020 për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kështu, kryeministri Zoran Zaev uroi qytetarët për zgjedhjet e parakohshme të cilat u caktuan të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm. Zaev tha se qytetarët do ta trasojnë rrugën se kah do duhet të ecin politikanët.

“Diskutuam rreth udhëheqjes së shtetit pas gabimit historik të Brukselit. Qëndrimi unanim është se integrimet euroatlantike janë qëllimi ynë. Nuk pranojmë asnjë lloj ndryshimi dhe intergimet euroatantike mbeten si aspirata. E përshëndes vendimin dhe mbetemi në rrugën që sjellë demokraci dhe sundim të së drejtës. Pika e dytë ishte zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Si propozim e dham që më 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje shpejtë dhe menjëherë, në një periduhë kur nuk ka asgjë dramatike, dhe populli do të ketë mundësi ta tregojë qëndrimin e tij. Kishte reagime se nuk ka qëveri teknike prej 100 ditëve, pastaj propozime 29 mars, 12 prill, 29 prill. Arritëm konsensus dhe të gjithë jemi pajtuar që më 12 prill ta mbahen zgjedhjet e parakohshme. Urime gjithë qytetarëve dhe vendit. Besoj se më 12 prill qytetarët do të sjellin vendim të guximshëm”, tha mes të tjerash Zaev.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas takimit të liderëve theksoi se është me rëndësi që u riafirmuan qëndrimet se të gjithë mbetemi të përkushtuar në euro-integrime. Ai theksoi se  vijojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të fiton një Maqedoni e rindërtuar.

“Nuk ka alternativ tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE. Ky ishte konstatim unanim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim sa i përket mos-marrjes së datës për fillim të negociatave. Ndërkohë në pjesën e dytë ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme ramë dakord që 12 prilli të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim datë për zgjedhje të parakohshme. Kemi realitet të ri, do të kemi qeveri teknike dhe më 12 prill do të kemi fitues të ri të zgjedhjeve”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski theksoi se me rëndësi është që nga janari do të kemi kryeministër teknik dhe se ditëve në vijim do të bisedohet për personel në qeverinë teknike.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020. Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri është nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i vendit.

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.

Lidhur me atë se a do të bëhet regjistrimi i popullsisë para zgjedhjeve, Ahmeti tha se me rendësi është të respektohet data e zgjedhjeve dhe tse do të shihet nëse kjo është e mundur teknikisht.

Sakaq, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, theksoi se Lëvizja Besa vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.

“Ne si Lëvizje Besa vazhdimisht kemi kërkuar që të ketë zgjedhje të parakoshme, që vullneti i qytetarëve të vendoset në vend, veçanërisht i qytetarëve shqiptar, tani është momenti më i përshtatshëm që qytetarët të tregojnë se cili është orientimi i mëtutjeshëm dhe ai orientim pa dyshim është orientimi euro-atlantik”, deklaroi Bilall Kasami.

Më 12 prill do të kemi zgjedhje dhe ajo do të jetë ditë e mirë për të gjithë, ditë kur do të lindë diell i ri, veçanërisht tek shqiptarët, deklaroi lideri i Alternativës, Afrim Gashi pas takimit të liderëve që u mbajt sonte në vilën “Vodno” me iniciativë të presidentit, Stevo Pendarovski.

“Duhet të ndodhin ndryshimet e shumëpritura dhe mendoj se kjo do të jetë mirë për të gjithë qytetarët e shtetit. Në mesin e pjesërmarrësve në takimin e liderëve nuk ka pasur kurrfarë dileme se rruga nëpër të cilën duhet të kalojë vendi është angazhimi për vlera evropiane dhe implementimi i tyre tek ne. Liderët e partive në mënyë parimore kanë vlerësuar se është shumë e rëndësishme përbërjen aktuale e Parlamentit ta ratifikojë edhe Protokollin për anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit në NATO, me ç’rast duhet t’i kemi 100 ditë qeveri teknike”, tha Gashi.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas përfundimit të takimit të liderëve tha se zgjedhjet do të mbahen më 12 prill, dhe se qytetarët duan ndryshime. Ai shtoi se duhet punuar që të rinjtë mos të ikin nga shteti siç kanë bërë deri tani, për shkak të siç tha, mungesës së perspektivës dhe sigurisë.

“Të gjithë u pajtuam që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët duan ndryshime. Qytetarët duan të kthehet demokracia. Duhet ta kthejmë shpresën te të rinjtë të cilët ikin nga shteti duke mos pasur kushte për jetë, për shkollim, duke mos pasur siguri”, deklaroi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit të liderëve.

Sela shtoi se data për zgjedhjet e parakohshme është një sihariq për gjithë qytetarët, për të gjithë ata që vlerësojnë se ka ardh dita e ndryshimit. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mobilizohen që ta sjellin ndryshimin.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi se në takimin e liderëve është caktuar që 12 prilli i vitit të ardhshëm të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Thaçi shtoi se në takim është shqyrtuar situata lidhur me mundësinë e ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Parlamentit spanjoll, që më pas ka pasur dakordim për zgjedhjet të mbahen më 12 prill.

I pyetur në lidhje me realizimin e regjistrimit të popullsisë, Thaçi tha se ai beson se nuk mund që ky proces të ndodh paralelisht me procesin zgjedhor, mirëpo sipas tij ditëve në vijim pritet që të arrihet një marrëveshje edhe për këtë çështje. Sipas tij, është me rëndësi që subjektet kryesore në vend janë pajtuar që vendi të vazhdoj rrugëtimin euro-atlantik. Thaçi tha se ratifikimi i Protokollit për në NATO nga Parlamenti spanjoll rrëzoi propozimin e kryeministrit Zaev që zgjedhjet të mbahen në tetor.

Kujtojmë që presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mes tjerash tha se nga të gjithë liderët ka marrë garanci se pa marrë parasysh vendimit të BE-së në lidhje me datën, vendi do të vazhdon rrugën e euro-integrimeve.

“Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, atë që ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë ranë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin reverzibil, për shkak se nuk kemi pres çka të frikësohemi, të gjithë të pranishmit i thanë jo cilësdo alternativë tjetër. Ka pasur propozime që mos të na fusin në kategorinë fqinjëve, sepse ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj të një anëtares së plotë të organizatës”-tha Pendarovski.

Pas dakorsisë, Maqedonia e Veriut po hynë në zgjedhje të reja parlamentare. 12 Prilli është data për të cilën krerët e partive politike janë marrë vesh, që të jetë ditë zgjedhjesh. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2019 00:26