PSP-ja asnjëherë nuk iu nënshtruar revizionit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2019 15:39

PSP-ja asnjëherë nuk iu nënshtruar revizionit

Prokuroria Speciale Publike asnjëherë nuk u kontrollua nga Enti Shtetëror për Revizion. Ky organ, i cili inspekton punën e institucioneve që funksionojnë me paratë publike nuk ka asnjë raport se si ka shpenzuar buxhetin ish Prokuroria e Katica Janevës. Zëvendësdrejtori i Revizionit, Naser Ademi tha se prej tri vjetësh sa ekziston Specialja nuk ka pasur asnjë iniciativë nga Revizioni për t’i bërë një kontroll financiar. Por, ai nuk e mohon faktin se PSP-së mund t’i bëhet revizion retroaktiv.

 Specialja në vitin 2018 ka qenë më e re se dy vite dhe realisht ndihmës drejtorët tanë nuk kanë pasur hapësirë për të propozuar revizion. Por është një e re, se në vitin 2019 kemi pasur dy-tri kërkesa nga brenda speciales, ku prokurorë dhe punëtor të ndryshëm kanë kërkuar të bëjnë revizion. Ne planifikojmë që në vitin 2020 ka mundësi që Specialen planifikojmë në programin tonë të revizionit”-tha Naser Ademi, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror për Revizion .

Sa i përket punës në sistemin e drejtësisë, zëvendësdrejtori Ademi tha se këtë vit po bëhet revidimi i Gjykatave, Prokurorisë Publike dhe Avokatit të Shtetit. Kurse, për sivjet ai tha se Speciales mund t’i bëjnë vetëm një revidim të arritjes së suksesit apo mos suksesit në punë, në kuadër të Themelores.

Ndërkaq, opozita kërkon që dikush duhet të jep përgjegjësi. Nga VMRO DPMNE thonë se një punëtor i thjeshtë në PSP ka marrë pagë më të madhe se një prokuror publik në themeloren, duke i çuar shpenzimet vetëm për paga në 10 milion euro gjatë ekzistimit të PSP-së. Sipas tyre, Katica Janeva ka marrë pagë mujore afër 5.500 euro ndërsa 11 prokurorët tjerë special kanë marrë nga 2 mijë euro pagë mujore. Zëdhënësi Dimçe Arsovski thotë se punëtori më i thjeshtë në PSP ka marrë pagë njësoj sa një Prokuror Publik në Themelore. Sipas tij, fuqia e pakontrolluar nuk ka prodhuar rezultate, por përkundrazi raste zhvatjeje.

Kjo është 2/3 e buxhetit të PSP-së për këto vite që i kanë shpenzuar dhe askush nuk i ka bërë revizion se ku dhe si janë prishur ato para. Nëse bëjmë krahasim me Prokurorinë Publike, e cila në vete përmban 26 sektorë prokurorial, 197 prokurorë dhe 365 të punësuar të tjerë. Kjo nënkupton 16 herë më shumë prokurorë se PSP-ja dhe 3 herë më shumë të punësuar se PSP-ja. Ata gjatë një viti shpenzojnë vetëm 9-10 milion euro”-pohoi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Por, tani meqë Katica Janeva u shkarkua nga pozita e kryeprokurores speciale si pasojë e dyshimeve në rastin “Reket”, të gjitha lëndët e PSP-së iu bartën Prokurorisë Themelore dhe sipas Arsovskit godina në Bulevardin Ruzveltova, nga tempulli, siç pretendohej, i revolucionit të drejtësisë në vend u shndërrua në një adresë të turpit të shtetit.

Nga Enti Shtetëror për Revizion thonë për çdo parregullsi të detektuar gjatë revizionit retroaktiv në PSP që mund t’i bëhet vitin e ardhshëm do t’i rekomandojnë Prokurorisë Publike për ngritje të padive përkatëse. Por, sipas tyre, organi i akuzës jo çdo herë i përgjigjet raporteve mbi shkeljet.

 Adnan Qaili

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2019 15:39