LSDM dhe VMRO-DPMNE i shohin zgjedhjet e parakohshme me dioptri ndryshe

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2019 15:35

LSDM dhe VMRO-DPMNE i shohin zgjedhjet e parakohshme me dioptri ndryshe

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thonë se nëse kryeministri Zaev do të pranonte më herët, siç thonë ata paaftësitë, atëherë dëmet ndaj Maqedonisë do të ishin më të vogla. Ata thonë se ka ardhur koha për reforma dhe për politikanë që do ta ndërtojnë të ardhmen e Maqedonisë me projekte dhe politika në interes të qytetarëve.

“Janë të numëruara ditët e Zoran Zaevit. Po shihet fundi i bandës kriminale në krye me të amnistuarin Zaev. Përfundon koha e tenderëve dhe granteve kriminal zhvatjeve, trysnisë politike, padrejtësisë, mosndëshkimi i krimit. Vjen koha kur politikanët nuk do të jenë sinonim i premtimeve të rreme dhe pritjeve të parealizueshme. Është koha për politikanë të ndershëm”- thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

E nga LSDM-ja në pushtet ripërsërisin se Bashkimi Evropian ka bërë gabim historik në vendimin për mos dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Nga partia në pushtet thonë se shtetit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare që edhe më fuqishëm të vazhdojë në rrugën e duhur për reforma, përparim dhe integrim.

“Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma. Ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet.Për këtë shkak nevojitet organizim i zgjedhjeve të shpejta parlamentare. Zgjedhje sa më shpejtë që mundet. Zgjedhje ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2019 15:35