E diela vendimtare për zgjedhjet e parakohshme, liderët në takim te Pendarovski

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2019 10:54

E diela vendimtare për zgjedhjet e parakohshme, liderët në takim te Pendarovski

Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pritet të jetë në fokusin e takimi të sotëm të liderëve të partive më të mëdha politike në vend. Takimi është inicuar nga presidenti Stevo Pendarovski, pasi vendi nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Takimi është caktuar për në ora 17:00 në rezidencën presidenciale “Villa Vodno”, shkruan Flaka 

Kreu i shtetit ka marrë përgjigje pozitive nga të gjithë të ftuarit – liderët e partive më të mëdha politike nga qeveria dhe opozita. Pothuajse të gjithë, në vazhdën e takimit, kërkuan zgjedhje të parakohshme.

LEXO: 

Të gjitha partitë gati për mejdan, RMV po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Mos marrja e datës për fillimin e negociatave adresuese në BE nga Këshilli i Evropës – KE, duket që Maqedoninë e Veriut po e çon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Agjencia e Lajmeve Flaka 

Ky opsion, po përkrahet nga të gjitha subjektet kryesore politike në vend. Kryeministri Zoran Zaev propozoi zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ky propozim i kryeministrit vjen një ditë pasi vendi nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Zaev mori përgjegjësinë duke thënë se njëjtë si populli edhe ai ndjehet i zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Europian. Zaev tha se do të respektojë ligjin për qeveri teknike pa precizuar se kur do të tërhiqet nga posti i kryeministrit.

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se deklarata e Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dëshmon se vetë kryeministri ka pranuar dështimet e tij. Mickovski tha se në takimin e nesërm të liderëve pret ta dëgjojë drejtpërdrejtë propozimin nga Zaevi. Kërkoi zbatimin e ligjit për Qeveri teknike.

Edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.Zgjedhjet i shef si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat.

Sakaq, Lëvizja Besa ka përshëndetur vendimin propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Për fat të mirë, sygjerimin e Lëvizjes BESA për zgjedhje të parakohshme parlamentare e kuptoj drejt dhe qartë edhe kryeministri i vendit Zoran Zaevi cili përfundimisht e kuptoj se është koha që legjitimiteti t’i kthehet sovranit, i cili do të vendosë se kujt do t’i bartë përgjegjësinë për të udhëhequr me shtetin pas zgjedhjeve parlamentare”-thuhet mes tjerash në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është lajmi i mirë pas dështimit që vendi të marrë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në. Nga partia e Selës trhonë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

Nga Rilindja Demokratike Kombëtare nuk përmendin zgjedhjet e parakohshme, dhe në reagimin e tyre marrin shembull  proverbën arabe, “Për të mençurin, mjafton vetëm shenja.”

Nëse dikushi nuk i njeh shenjat, mjafton me ia hap rrugën që të arrij atje ku kanë përfunduar të gjith forcat destruktive në të kaluarën, si mbrenda njashtu edhe jasht vendit. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se secili duhet të marr rrugën e vet, por nuk guxon të marr në qafë askënd, posaçërisht popullin, duke manipuluar me sjelljet artificiale të tyre, siç është vepruar deri më tani, që nga pavarsimi i shtetit e deri më sot.

Nga Alternativa e Afrim Gashit ende nuk janë prononcuar, sikurse nga PDSH. Por që të dyja partitë kanë filluar përgatitjet në terren. Partia e Afrim Gashit, ka vazhduar me shpalosjen e platformës politike sensibilizuese “Vatra jonë – Alternativa jonë”, kurse PDSH e Menduh Thaçit realizoi takim me Forumin Rinor të Tetovës, ku lideri i kësaj partie shpërndau librin “Mbijetesa politike”.

Nesër, në takimin me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski pritet të konkretizohen idetë e liderëve për kohën e mbatjes së zgjedhjeve eventuale të parakohshme parlamentare. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2019 10:54