Turqia do dënohet! UEFA hap hetim për përshëndetjen ushtarake të lojtarëve

Skuadra përfaqësuese turke u përfshi në vorbullën e polemikave ditët e fundit.

Shkak u bë përshëndetja ushtarake që lojtarët e kësaj skuadre kryen në ndeshjen kualifikuese me kombëtaren shqiptare pas golit të Tosun, gjest që e përsëritën edhe në Stade de France në sfidën me Francën e Didier Deschamps sfidë kjo e mbyllur në barazimin 1-1.

ishte një sjellje kjo që nuk u pëlqye aspak nga autoritetet shtetërore franceze që nëpërmjet ministres së Sporteve Roxana Maracineanu i kërkoi UEFA që të ndërmarrë masa ekzemplare ndaj Turqisë. Qeveria e futbollit evropian reagoi menjëherë dhe bëri të ditur hapjen zyrtare të hetimeve për këtë sjellje të futbollistëve të përfaqësueses turke një pjesë e të cilëve me deklaratat e tyre kanë dalë në mbështetje të Erdogan.

UEFA konfirmoi se tashmë e ka caktuar inspektorin disiplinor që do të verifikojnë verifikuar nëse sjellja e futbollistëve turq në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020  ishte provokues apo jo. Megjithatë shumë të pakta janë gjasat që Shqipëria të përfitoi nga ndonjë dënim i mundshëm i Federatës Turke të Futbollit e cila mund ta hedhë me një gjobë.

Top Channel